PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rekomandohet statusi i kandidatit për Shqipërinë
2012-10-16 16:44:48 CRI komenti juaj Printoni

Përfundoi "Java e artë"

"Java e artë" në Kinë këtë vit filloi më 30 shtator dhe përfundoi më 7 tetor. Gjatë saj u zbatua edhe vendimi për kalimin falas në autostrada, ndërkohë që u shënua një numër i madh turistësh kinezë. Gjatë tetë ditëve, nëpër rrugë, hekurudha dhe me avionë u transportuan gjithsej 740 milionë udhëtarë, duke shënuar një rekord të ri.

Autoritetet thanë se për shkak të fluksit të turistëve u shfaqën edhe probleme, përfshirë lëvizjen e madhe të njerëzve, shtimin e mosmarrëveshjeve për ofrimin e shërbimeve dhe problemet në furnizim. Të gjitha këto kanë qënë një stres në zonat turistike dhe hotele. Pjesa dërrmuese e autostratave në mbarë vendin ka patur trafik të rënduar, ndërsa në shumë zona turistike, numri i turistëve i ka kaluar parashikimet dhe kapacitetet e pritjes.

Duke raportuar për "Javën e Artë", jo vetëm mediet kineze, por edhe ato të huaja i kanë kushtuar vëmendje të veçantë fenomenit. Mediat tajlandeze shkruan se gjatë pushimeve të gjata të Kinës, në shumë zona turistike ka shumë njerëz. Të ardhurat e zonave turistike kanë arritur në 310 milionë juanë vetëm gjatë tre ditëve të para të pushimeve, duke u shtuar 33% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gazeta më e madhe e kinezëve në SHBA "Qiaobao" një një koment shkroi se trafiku i rënduar ishte për shkak të vendimit për heqjen e pagesave të kalimit në autostrada. Rrugët në Kinë mund të përballojnë flukse, por në të ardhmen duhet të përmirësohet menaxhimi, shkruhej në editorial.

Lidhur me shumë probleme që dolën gjatë pushimeve, ekspertët bënë thirrje që të rishihet sistemi i pushimeve dhe të zbatohet sistemi elastik me lejen e zakonshme vjetore, për të shmangur kaosin e pushimeve kolektive. Profesori i degës së turizmit të univeristetit Fu Dan Xia Lingen është i mendimit se aktualisht në Kinë nuk është përsosur akoma sistemi i pushimeve vjetore. Shteti zbaton sistemin e pushimeve kolektive dhe kjo shkakton natyrisht grumbullimin e turistëve në destinacionet kryesore. Sipas tij, shumë njerëz mendojnë se duhet të zbatohet sistemi i lejeve të zakonshme vjetore, kështu çdokush mund të bëjë planet sipas dëshirës dhe kohës së përzgjedhur vetë.


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China