PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dy për shtatë 0602
2012-06-01 19:35:20 CRI komenti juaj Printoni

Vizita e Wu Bangguo-së në Europë pati jehonë të madhe

Nga datat 15 deri më 28 maj, kryetari i Komitetit të Perhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Wu Bangguo zhvilloi një turne vizitash zyrtare e miqësore në Holandë, Kroaci, Luksemburg dhe Spanjë. Shumë vende të ndryshme i kanë kushtuar vemendje të madhe këtij turneu si dhe kanë shprehur dëshirën për të thelluar bashkëpunimin me Kinën në fushat tregtare, financiare etj.

Kryetarët kinezë janë shprehur të gatshëm për të mbështetur Europën si dhe besimin për nxitjen e rritjes ekonomike në këtë kontinent. Bashkëveprimet e shpeshta midis Kinës dhe Europës janë në dobi të mirëkuptimit dhe besimit reciprok, duke bërë që të arrihet një bashkëpunim i suksesshëm mes palëve.

Aktualisht, situata ekonomike në Eurozonë është komplekse dhe kriza e borxheve e përkeqëson më tej atë. Gjatë vizitës, udhëheqësit e Kinës dhe të Europës shkëmbyen mendimet lidhur me situatën aktuale ekonomike dhe krizën e boxheve europiane.

"Kina ka besim tek Europa dhe do të vazhdojë të përkrahë dhe mbrojë stabilitetin e Euros. Kina do të zgjerojë importet dhe investimet reciproke nga Europa, për të nxitur rritjen ekonomike të kësaj të fundit. Shpresojmë gjithashtu se kompanitë europiane mund të marrin pjesë në reformën strukturore të ekonomisë dhe përmirësimin e industrive kineze, për të arritur përfitim reciprok dhe zhvillim të përbashkët," u shpreh Wu Bangguo.

Liderët e vendeve europiane theksuan se dëshirojnë të thellojnë bashkëpunimin me Kinën, duke zgjeruar investimet dhe tregtinë, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit.

Wu Bangguo shtoi se nën sfondin e krizës financiare ndërkombëtare, bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm. Palët duhet të bashkëpunojnë për t'i bërë ballë krizës dhe për të nxitur zhvillimin. Europa ka një peshë të rëndësishme në ekonominë botërore. Një Europë e stabilizuar është në interes të Kinës dhe një Kinë e lulëzuar është në dobi të zhvillimit të Europës.

Bashkëpunimet tregtare të shëndetshme dhe të vazhdueshme midis Kinës dhe Europës, kanë rëndësi strategjike për të dyja palët. Kina po zbaton aktivisht "Planin e 12-të pesëvjeçar", për të shpejtuar transformimin e zhvillimit ekonomik. Palët përkatëse duhet të shfrytëzojnë epërsitë e tyre në fushat teknike, tregtare etj., për të nxitur bashkëpunimin gjithëpërfshirës.

Kina kritikon masakrën civile në Siri

Pekini zyrtar ka shprehur indinjatë të thellë rreth vrasjes së civilëve në Siri, në qytezën Houla. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Liu Weimin, tha se Kina kritikon ashpër dhunën ndaj civilëve, sidomos ndaj grave e fëmijëve. Liu theksoi hetimin e plotë të ngjarjes dhe dënimin e autorëve.

"Kjo ngjarje vërteton përsëri rëndësinë e vendosjes së menjëhershme të armëpushimit në Siri. Ne nxitim palët e ndryshme të zbatojnë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe '6 pikat' e planit paqes të të dërguarit të posaçëm Kofi Annan, për të mbrojtur qytetarët civilë, qetësuar situatën e tensionuar dhe krijimin e kushteve për zgjidhjen politike të mosmarrëveshjeve."

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e dënoi unanimisht të dielën masakrën në qytezën Houla. Në total 114 veta humbën jetën, duke përfshirë 80 gra dhe fëmijë, përveç qindra civilëve të plagosur.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi ashpër sulmin në qytezën Hula të provincës Homs, në Sirinë Qendrore, duke i kërkuar sekretarit të përgjithshëm dhe ekipit të vëzhguesve në terren të hetojnë këtë ngjarje. KS i OKB-së gjithashtu i bërti thirrje palëve në Siri që të ndalojnë aktet e dhunës.

KS-ja zhvilloi një takim tre-orësh me dyer të mbyllura, gjatë të cilit, kreu i delegacionit monitorues të OKB-së Robert Mood raportoi nëpërmjet videos.

Këshilli i kërkoi qeverisë siriane të ndalojë menjëherë përdorimin e armëve të artilerisë së rëndë dhe të tërheqë trupat nga zonat e banuara. Duke shprehur mbështetjen e plotë për gjashtë propozimet e Kofi Ananit, KS-ja i kërkoi këtij të fundit që t'i bëjë të qartë palëve në Siri, sidomos qeverisë, kërkesat e Këshillit të Sigurimit.

Ndërsa Ministria e Jashtme e Sirisë mohoi se trupat qeveritare kanë gisht në masakrën e civilëve në Hula dhe premtoi hetim të detajuar nga Komiteti i Drejtësisë Ushtarake. Rezultatet e hetimeve pritet të publikohen brenda tre ditësh.

Pas ngjarjes në Hula të Homsit në Siri, zv/kryeministri britanik Nik Kleg tha se nuk do të lejojë anëtarët e delegacionit sirian të marrin pjesë në Lojrat Olimpike të Londrës.

Ndërkohë kryetari i Komitetit Olimpik Sirian, Mowaffak Joumaa, duke komentuar deklaratën e Kleg, tha se Londra nuk ka të drejtë të ndalojë pjesëmarrjen e vendit të tij në Lojrat Olimpike.

Ndërkohë sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Hejg thirri të dielën në një takim të ngarkuarin me punë të Sirisë në Londër.

Kina i dhuron Shqipërisë pajisje IT

Kina i dhuroi Shqipërisë mbi 90 kompjuterë dhe pajisje të tjera, si laptopë, servera, pajisje zyre, etj., me vlerë afro 1 milion dollarë amerikanë, që do të përdoren për të pasuruar laboratorët kompjuterikë në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin Politeknik të Tiranës

Kjo u bë në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik dhe teknik nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Tiranës asaj të Pekinit gjatë një ceremonie të martën në selinë e Këshillit të Ministrave, ku palët u përfaqësuan nga Ministri për Inovacionin Genc Pollo dhe ambasadori kinez i akredituar në Tiranë Ye Hao.

"Falenderoj Qeverinë e Republikës Popullore të Kinës për ndihmën e rëndësishme të dhënë, e cila finalizohet me nënshkrimin e këtij akti të marrjes në dorëzim të kompjuterëve, dhe pajisjeve të tjera IT. Nga ky donacion, me vlerë afro 1 milionë USD, do të përfitojnë Universiteti i Tiranës dhe ai Politeknik. Po në kuadër të këtij projekti, përveç katër laboratorëve, do të krijohen edhe dy laboratorë të tjerë:

Sipas Pollos, donacioni është në vijim të ndihmës së dhënë nga Kina, vite më parë, përsëri në vlerën prej 1 milion dollarëve amerikanë për projektin "TIK-Shkolla", që është finalizuar dhe çdo shkollë bazë apo e mesme është e pajisur me 1-2 laboratorë kompjuterikë, të lidhur me internet.

Ambasadori kinez Ye Hao, duke folur për ndihmën për Shqipërinë tha se "Kina dhe Shqipëria kanë një traditë të hershme të miqësisë dhe të bashkëpunimit dhe ceremonia e sotme është në vazhdimësi të kësaj miqësie. Detyra e Ambasadës kineze në Shqipëri është nxitja e bashkëpunimit të mëtejshëm."

Marrëveshja për bashkëpunim ekonomik dhe teknik mes qeverive të dy vendeve është nënshkruar më 29 tetor 2009.

Ambasadori kinez i akredituar në Tiranë, Ye Hao tha të martën, gjatë ceremonisë së dhurimit të mbi 90 kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera, me vlerë afro 1 milionë dollarë amerikanë se "Kina dhe Shqipëria kanë një traditë të hershme të miqësisë dhe të bashkëpunimit dhe ceremonia e është në vazhdimësi të kësaj miqësie"

Sipas tij, detyra e Ambasadës kineze në Shqipëri është nxitja e bashkëpunimit të mëtejshëm."

Ambasadori përmendi një sërë projektesh të Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes ekonomike-tregtare, me anë të mbërritjes në Shqipëri të investitorëve privatë kinezë dhe organizimit të panairit Shqipëri- Kinë, por edhe projekte në art, në sport, etj.

Në të ardhmen, Ambasadori premtoi nënshkrimin e një memorandumi për të bashkëpunuar në fushën e turizmit, me qëllim rritjen e numrit të turistëve kinezë që do të vizitojnë Shqipërinë. (Ardi Pulaj/ Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China