PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dy për shtatë (5 maj)
2012-05-05 19:42:34 CRI komenti juaj Printoni
Zhvillohet në Pekin raundi i 4-t i dialogut strategjiko-ekonomik Kinë-SHBA

Më 3 e 4 maj, u zhvillua në Pekin raundi i 4-t i dialogut strategjiko-ekonomik Kinë-SHBA. Nën sfondin e përballimit të shanseve e të sfidave të marrëdhënieve kino-amerikane, ky dialog ka tërhequr vëmendje të jashtëzakonshme.

Në vitin 2009, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao dhe presidenti amerikan Barak Obama propozuan së bashku krijimin e dialogut strategjiko-ekonomik Kinë-SHBA. Pas krijimit, ky është bërë dialogu më i rëndësishëm ndër shumë forma të dialogut midis dy vendeve. Në 3 raundet e kaluara të dialogut, Kina e SHBA-ja arritën një sërë qëndrimesh unanime dhe patën mbi 100 rezultate duke nxitur fuqimisht bashkëpunimin me interes të përbashkët midis dy vendeve.

Kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao mori pjesë në ceremoninë e hapjes së dialogut të 3 majit. Gjatë takimit dy ditor, palët zhvilluan dialogun ekonomik lidhur me tre tema të nxitjes së zhvillimit, të zgjerimit të shanseve tregtare dhe të reformës së tregut financiar. Krahas këtyre, të dy palët shkëmbyen mendime për probleme rajonale e ndërkombëtare me interes të përbashkët dhe për disa çështje të ndjeshme si problemi i detit të Kinës Jugore, problemi i eksportit të produkteve me teknologji të lartë etj.

Analistët vunë në dukje se me zhvillimin e shpejtë të Kinës dhe me rregullimin e strategjisë së Azi-Paqesorit të SHBA-së, forcimi i besimit reciprok është kusht i rëndësishëm për krijimin e marrëdhënieve të partneritetit e të bashkëpunimit kino-amerikan. Temat në këtë dialog janë pikërisht ato afatgjatë e strategjikë në marrëdhëniet dypalëshe dhe shkëmbimi i mendimeve për këto probleme është në favor të forcimit të besimit reciprok e të bashkëpunimit strategjik.

Në gazetën tajvaneze "Jingjiribao" u botua një artikull ku thuhet se, SHBA-ja e Kina tani janë bërë dy ekonomitë më të mëdha në botë dhe çdo veprim i këtyre dy vendeve ndikon mbi politikën e ekonominë botërore. Veçanërisht nën sfondin e trazirave ekonomike globale, ky dialog ka rëndësi ndërkombëtare.

CNN-i komentoi se rritja e Kinës kërkon risinë e SHBA-së njëkohësisht rritjes së SHBA-së i nevojitet tregu i Kinës. Prandaj bashkëpunimi dypalësh është e vetmja zgjidhje.

Pikërisht në këtë kontekst, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao në ceremoninë e hapjes së dialogut, tha se zhvillimi i vazhdueshëm e i shëndetshëm i marrëdhënieve kino-amerikane jo vetëm do t'u sjellë popujve të dy vendeve përfitime, por edhe do të japë kontribut për paqen, stabilitetin e zhvillimin e botës.

Automjetet e markave kineze tërheqin vëmendjen e publikut

Le t'i kushtojmë vëmendje tani makinave. Më 2 maj, u mbyll në Pekin panairi i 12-të "Auto China 2012". Në këtë aktivitet madhështor në rang botëror të automjeteve, dhjetra kompani kineze paraqitën kolektivisht progresin e madh në vitet e fundit dhe automjetet me marka kineze kanë tërhequr vëmendjen e gjerë të konsumatorëve dhe të përfaqësuesve të industrisë së automjeteve.

Në panairet e kaluara të "Auto China", kompanitë që paraqisnin teknologji të reja ishin kryesisht ato ndërshtetërore dhe kompani vendëse nuk kishin teknologji të përparuara. Kurse në panairin e këtij viti, kompani vendëse shfaqën jo vetëm teknologji të përparuara të motorit, të grupit të shpejtësive etj., por edhe automjete hibride. Për shembull, kompania kineze BYD paraqiti një automjet elektrik që udhëton me distancën më të gjatë në botë dhe fuqia është pothuajse njësoj si automjetet me lëndë djegëse tradicionale. Shoqëria tjetër kineze Fortunate që bleu Volvon prezantoi dy automjete elektrike, dy automjete hibride dhe një automjet me energji diellore.

Analistët vunë në dukje se shkaku kryesor i zhvillimit të fuqishëm të automjeteve me energji alternative nga shoqëritë kineze është se deri në vitin 2020, sasia e automjeteve në Kinë do të arrijë në 200 milionë dhe harxhimi i lëndëve djegëse të automjeteve do të arrijë në 300 milionë tonë, prandaj zhvillimi i automjeteve me energji alternative mund të zbusë konsumin e madh të energjisë. Njëkohësisht, shumë konsumatorë kanë shprehur dëshirën për të blerë automjete elektrike ose hibride. Parashikohet se në të ardhmen, tregu i automjeteve me energji alternative do të ketë një rrijte shumë të shpejtë.

Obama bën një vizitë të papritur në Afganistan

Pas ngjarjeve nga Kina, le t'i hedhim një vështrim arenës ndërkombëtare. Më konkretisht do të përqëndrohemi te vizita e Obamës në Afganistan. Me rastin e 1-vjetorit të vrasjes së udhëheqësit të organizatës Al-Kaeda Bin Laden, më 1 maj, presidenti amerikan Barak Obama bëri një vizitë të papritur në Afganistan. Pas arritjes, Obama nënshkroi me presidentin afgan Hamid Karzai traktatin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik dhe premtoi se SHBA-ja do të përfundojë luftën në këtë vend. Opinioni publik ndërkombëtar është gjerësisht i mendimit se kjo vizitë është një masë propaganduese për pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet presidenciale.

Kjo është hera e tretë që Obama zhvillon një vizitë në Afganistan. Analistët vunë në dukje se kjo vizitë e Obamës kishte tre qëllime; Propagandimin e rezultateve të qeverisjes së tij për përfundimin e luftës në Afganistan e të luftës së Irakut e për mposhtjen e organizatës Al-Kaeda, hedhjen e bazës për projektin e zgjidhjes së problemit të Afganistanit në samitin e NATO-s në vitin e ardhshëm dhe mbajtjen e premtimeve për dhënien e ndihmës për qeverinë afgane para vitit 2024.

Një funksionar amerikan theksoi se nënshkrimi i traktatit të marrëdhënieve të partneritetit strategjik amerikano-afgan është për parandalimin e kthimit në pushtet të Talibanëve, pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani. Karzai u shpreh se ky traktat pasqyron një pamje të zhvillimit të ardhshëm të marrëdhënieve midis Afganistanit e SHBA-së.

Kurse media afgane shkroi se nuk është e qartë nëse SHBA-ja do të zbatojë premtimet e bëra në traktat për ndihmën ndaj Afganistanit. Vizita e Obamës nuk ka kuptim real dhe është për zgjedhjet presidenciale, shkruan disa media të Kabulit.

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China