PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kadare në "Evropa Lindore Blu"; beteja e "iPad" dhe zgjedhjet në Rusi
2012-03-02 18:41:17 CRI komenti juaj Printoni

Beteja ligjore për markën "iPad"

"Apple" është në pritje të vendimit të gjykatës në Guangzhou, pasi në seancën e apelit për përdorimin e markës "iPad" nuk u mor një vendim përfundimtar.

Kompania kineze "Proview Technology", thotë se ka të drejtat për përdorimin e markës "iPad" në Kinë. Ndërsa "Apple" kundërshton një gjë të tillë duke thënë se të drejtat iu shitën nga "Proview Technology" në dhjetë vende të ndryshme, përfshirë edhe Kinën.

Xiao Caiyuan, avokati që përfaqëson "Proview Technology" në betejën ligjore thotë se kompania është e gatshme për zgjidhjen e çështjes me "Apple".

"Përsa i përket të drejtave të markës, kjo është shumë e qartë se kujt i përket dhe është një çështje e panegociueshme. Gjithsesi, nëse "Apple" kërkon të marrë lejen ligjore për përdorimin e markës, ose të marrë markën nëpërmjet një transferte ligjore, mund të japë propozime për zgjidhjen e çështjes jashtë gjykatave. Ne nuk do ta refuzojmë një gjë të tillë", tha avokati Xiao Caiyuan.

"Apple" deri më tani nuk ka treguar vullnet për një marrëveshje të tillë.

Më herët "Proview Technology" njoftoi se do të kërkojë të drejtat ligjore në mbarë botën për markën "iPad" dhe në të njëjtën kohë ka paditur "Apple" për mashtrim dhe konkurrencë të pandershme.

Deri tani, dy gjykata në Guangdong i kanë dhënë të drejtë "Proview Technology", ndërsa një gjykatë në Hong Kong vendosi në favor të "Apple".

Beteja ligjore vijon teksa flitet se gjenerata e tretë e "iPad"-ëve pritet të hidhet në treg të mërkurën e ardhshme.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China