PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Pagesa për llastica" për Shën Valentin
2012-02-18 21:01:12 cri komenti juaj Printoni

23 vjeçari që u emërua drejtor tërheq vëmendjen e opinionit

Jiao Sanniu, 23 vjeçar i cili është diplomuar në Universitetin Tsinghua e që hyri në punë vetëm për gjysmë viti, u emërua, jo në mënyrë të zakonshme, si drejtor në rang të nënkryetarit të distriktit në qytetin Wuwei të provincës Gansu. Publikimi i lajmit tërhoqi menjëherë vëmendjen e opinionit dhe pati jehonë. Pse ky i ri mund të emërohet aq shpejt në këtë pozicion? Me çfarë sfondi u emërua, i mbështetur tek pasuria apo fuqia e familjes? A ka pasur gjatë procesit të emërimit padrejtësi? Dyshimet e njerëzve shfaqen pandërprerë në Internet. Disa media edhe investiguan, që të zbulonin të vërtetën.

Në fakt, Jiao Sanniu është nga një familje e thjeshtë fshatare, jo të pasur. Ai u pranua në Universitetin Tsinhua, një nga shkollat e larta më të famshme në Kinë. Pas diplomimit, ai shkoi në qytetin Wuwei të provincës Gansu në Kinën veriperëndimore, me kushte të vështira. Gjatë procesit të selektimit të hapur të kuadrove, ai u rendit i pari. Krahas aftësisë së dalluar personale, zgjedhja e Jiao Sanniut ka lidhje edhe me politikën vendase. Një funksionar vendor tha se për zonat veriperëndimore, me kushte të vështira dhe me mungesën e talenteve, pika më tërheqëse për talentet është hapësira e madhe në punë, prandaj gjatë procesit të zgjedhjes së kuadrove, administrata vendore theu rregullat e vjetër.

Një pjesë e përdoruesve të Internetit komentuan se sa të ketë aftësi të vërtetë dhe të punojë konkretisht për popullin, nuk janë problem as mosha dhe as sfondi. Një pjesë tjetër e përdoruesve të Internetit shprehën admirimin për emërimin e këtij të riu, pasi sipas tyre jo çdokush guxon të shkojë në zona të vështira për stërvitje. Banorët vendas e vlerësojnë dhe e respektojnë këtë të diplomuar të Universitetit Tsinhua, duke menduar se të rinjtë duhet të shkojnë në zona ku mund të shfrytëzohen aftësitë e tyre.

Disa media vunë në dukje se ulja e moshës mesatare të kuadrove është tema që tërheq vëmendjen e qarqeve të ndryshme. Një 23 vjeçar në rangun e zv/kryetarit të distriktit është një gjë shumë e rrallë në Kinë, pra janë të kuptueshme dyshimet e njerëzve. Mirëpo shoqëria duhet ta trajtojë uljen e moshës së kuadrove me qëndrim të hapur dhe të gjithëpërfshirës.

Specialistët shprehën mendimin se gjatë zgjedhjes së kuadrove në mënyrë jo të zakonshme, duhet ta bëjë procesin më të hapur dhe më transperent, që të hiqen dyshimet e publikut dhe të sigurohet e drejta e publikut për informim, pjesëmarrje dhe kontroll.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China