PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dy për Shtatë (4 shkurt 2012)
2012-02-03 19:03:55 CRI komenti juaj Printoni

Këtë javë, pas pushimeve të Festës së Pranverës ne u kushtojmë kryesisht vëmendje këtyre temave: 1. Vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Kinë. 2. regjistrimit në internet të informacioneve të strehimit personal në Kinë. 3. Si dhe do të përqëndrohemi tek situata e përshkallëzuar në Siri, si dhe reagimet siriane, por edhe ndërkombëtare rreth saj.

Nisim tani më gjërësisht:

Me ftesën e kryeministrit kinez Wen Jiabao, më 2 shkurt, kancelarja gjermane Angela Merkel filloi vizitën e saj 3-ditore në Kinë. Nën sfondin e krizës së borxheve evropiane, kjo vizitë kishte rëndësi të veçantë të madhe.

Gjatë bisedimeve të enjten me Angela Merkelin, Wen Jiabao u shpreh se për zgjidhjen e problemit të borxheve, përpjekja e palës evropiane është vendimtare dhe se Pekini përkrah BE-në, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet e tjera kryesore financiare ndërkombëtare.

Nga ana e saj, Angela Merkel u shpreh se pala evropiane po ndërmerr masa për të ulur deficitin, për të shtuar forcën konkurruese dhe rritur koordinimin mes vendeve anëtare për të mbrojtur stabilitetin e Euros. Evropa dhe Gjermania, shtoi Merkel, do të bëjë përpjekje në forcimin e bashkërëndimit në politikat ekonomike dhe të inovacionit. Njëkohësisht, sipas saj, duhet të forcohet edhe kontrolli ndaj tregjeve, institucioneve financiare në shkallë globale.

Le t'i kushtojmë vëmendje tani tregut të pasurive të paluajtshme. Në fund të janarit, ministri i Strehimit e i Ndërtimit i Kinës Jiang Weixin u shpreh se para fundit të qershorit, informacionet e strehimit personal në 40 qytete kryesore të mbarë vendit do të regjistrohen në Internet. Ky lajm tërhoqi vëmendjen e gjerë dhe specialistët janë të mendimit se kjo masë do ta ndihmojë qeverinë të hartojë politikën më të përshtatshme të makrokontrollit.

Qysh nga viti 2010, për të penguar prirjen e rritjes tepër të shpejtë të çmimit të banesave, qeveria kineze ka marrë një sërë mashsh të makrokontrollit. Ndër to masat, kufizimi i blerjes së banesave është masa më kryesore. Për shembull në Pekin, një familjeje me dy apartamente nuk i lejohet të blejë apartament të ri. Me zbatimin e masës së kufizimit të blerjes, duket në shumë qytete kineze është vënë re tendenca e uljes së çmimit të banesave. Por kjo masë ka ushtruar edhe ndikim negativ mbi kërkesat e arsyeshme për blerjen e banesave. Prandaj qeveria kineze po kërkon politikën më të arsyeshme të makrokontrollit të pasurive të paluajtshme. Në vitin 2011, në Shanghai e Çongqing filluan të testohen taksat e strehimit, por për shkak të mungesës së informacioneve të hollësishme të strehimit personal, kjo masë nuk ka pasur rezultat të parashikuar.

Siç bëhet e ditur nga ministri i Strehimit e i Ndërtimit Jiang Weixin, pas regjistrimit në internet të informacioneve të strehimit personal, ato do të bëhen të dhënat bazë për hartimin e masave të makrokontrollit. Parashikohet se pas krijimit të sistemit të informacioneve të strehimit, qeveria do të nxjerrë politika më të arsyeshme të makrokontrollit të pasurive të paluajtshme.

Sipas planit, deri në vitin 2013, do të përfundojë regjistrimi i informacioneve të strehimit në 265 qytete kineze. Masat popullore kineze shpresojnë që kjo masë do të nxisë kthimin e çmimit të banesave në një nivel të arsyeshëm.

Pas bisedimit për makrokontrollin e pasurive të paluajtshme do të zhvendosemi tani nga Kina. Le t'i kushtojmë vëmendje situatës në Siri. Për ditë me radhë, është shkallëzuar pandërprerë situata në këtë vend.

Në fund të janarit, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u zhvillua debati i gjatë për projektrezolutën e Sirisë. Lidhja e Vendeve Arabe e vendet perëndimore i bënë thirrje Këshillit të Sigurimit të miratojë sa më parë projektrezolutën që i kërkon presidentit sirian Bashar Asad të japë dorëheqjen nga pushteti duke shprehur përkrahjen për sanksionet mbi Sirinë. Rusia, Kina, India etj. shprehën kundërshtimin për vendosjen e sanksioneve ose përdorimin e forcës kundër Sirisë.

Për situatën e tanishme, një gazetë siriane botoi një koment ku thuhet se SHBA-ja po përpiqet të rindërtojë Lindjen e Mesme për të kontrolluar burimet e naftës në këtë rajon, prandaj ndryshimi i pushtetit në Siri është një masë e rëndësishme në strategjinë e SHBA-së.

Në artikullin e botuar nga "Lindja e Mesme Online" thuhet se tani është dobësuar simpatia e vendeve arabe ndaj Sirisë dhe qëndrimi i Lidhjes së Vendeve Arabe është afruar më tej me Perëndimin. Tani më e rëndësishmja është që të shmanget prestigji për ndërkombëtarëzimin e problemit të Sirisë, shkruhet në artikull.

Nga ana e saj, Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua u shpreh se nëse ndërmerren veprimet të pamatura në Siri, do të kemi një rezultat të padëshirueshëm nga të gjitha palët.

Pavarësisht se si të ndryshojë situata, banorët e thjeshtë sirianë janë ata që preken më shumë nga kjo situatë. Ata shqetësohen shumë për të ardhmen. Siç tha një sirian, populli nuk e do luftën. Vetëm paqja do të sjellë lumturi.

Të nderuar dëgjues, ishit me rubrikën "Dy për shtatë" për këtë javë.

Ku patët mundësi të dëgjonit për vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Kinë, regjistrimin në internet të informacioneve të strehimit personal në Kinë si dhe folëm për situatën e përshkallëzuar në Siri. (Fani/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China