PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dy për Shtatë (14 janar 2012)
2012-01-13 21:43:15 CRI komenti juaj Printoni

III. Ahmadi-Nejad vizitoi Amerikën Latine, acarohen më tej kundërvëniet SHBA-Iran

Edhe këtë javë vazhdoi loja midis SHBA-së dhe Iranit. Nën presionin e sanksioneve nga Perëndimi, presidenti i Iranit Mahmod Ahmadi-Nejad filloi më 8 janar vizitën në 4 vende të Amerikës Latine.Vizita e tij ngjalli pakënaqësi të madhe të Uashingtonit. SHBA-ja jo vetëm që i paralajmëroi vendet që e pritën Ahmadinejadin, por dëboi edhe diplomatët e Venezuelës nga SHBA-ja në shenjë hakmarrjeje. Këto zhvillime bënë që kundërvëniet midis SHBA-së dhe Iranit të acarohen më tej.

Vizita e Ahmadinejad erdhi në një moment shumë delikat. Me shkallëzimin e mëtejshëm të problemit bërthamor të Iranit, SHBA-ja dhe Europa po planifikojnë shtimin e sanksioneve ekonomike ndaj Iranit për eksportin e naftës. Në këtë rast, Ahmadinejadi po kërkon përkrahje në Amerikën Latine që konsiderohet si "oborri i SHBA-së". Një veprim i tillë qartazi mund të interpretohet si kundërvënie kuptimplotë e Iranit.

Ekspertët e çështjeve ndërkombëtare mendojnë se vizita e Ahmadinejadit në këtë rast synon thyerjen e izolimit diplomatik dhe sanksioneve të vendeve perëndimore, duke konsoliduar lidhjen strategjike politike midis Amerikës Latine dhe Iranit. Nga ana tjetër, Irani kërkon një treg të ri eksporti dhe furnizimi për lëndët e para, duke u përgatitur kështu kundër sanksioneve të mundshme të Perëndimit.

Agjencia e lajmeve "Rojter "(Reuter) thekson se prej kohësh Irani ka thelluar marrëdhëniet me Amerikën Latine. Deri tani Irani ka krijuar shumë institucione bankare dhe kompani transporti, që shërbejnë për lidhjen me bankat ndërkombëtare. Ndërkohë janë vendosur edhe linja ajrore, masa këto që syunojnë zbutjen e goditjeve që vijnë nga sanksionet e Perëndimit. Sanksione të cilat synojnë të zbehin ambicien bërthamore të Iranit.

Në komentin e gazetës amerikane "Uashington Post"(Washington Post) thuhet se krahas rëndësisë politike dhe ekonomike, afrimi i Ahmadinejadit me vendet e Amerikës Latine ka gjithashtu rëndësi ushtarake. Agjencia Amerikane e Informacionit (CIA),thotë se trupa kryesore e Iranit e quajtur Roja Revolucionare, hyri në rajonin e Amerikës Latine nëpërmjet rrugëve diplomatike, gjë që tregon rritjen e aftësisë së Iranit në veprimet ushtarake sekrete.

Nëse Izraeli do të bombardojë instalimet bërthamore të Iranit, personat e armatosur iranianë në Amerikën Jugore do të ushtrojnë sulme dhe do të hakmerren kundër SHBA-së.

Analistët vunë në dukje se Irani dhe disa vende latino-amerikane kanë krijuar marrëdhënie të ngushta. Por ndër këto vende, vetëm Venezuela, me potencial relativisht të madh ekomomik, zhvillon bashkëpunim konkret me Iranin. Ndërsa vendet e tjera i ofrojnë Iranit vetëm përkrahje politike dhe morale.

Në përgjithësi, kundërvëniet e tanishme midis SHBA-së dhe Iranit do të shkaktojnë shkallëzimin e tensionit dhe situata mund të çojë në një rreth vicioz. Pas vendosjes së sanksioneve provokuese, zgjedhjet ushtarake do të vihen në plan, por kjo do të shkaktojë edhe goditje rrënjësore ndaj gjeopolitikës dhe hakmarrje të vazhdueshme.Të gjitha këto do të ushtrojnë ndikime serioze ndaj sigurisë së furnizimit dhe kostos së naftës dhe gazit natyror në botë. (Wang Lei/Leftioni)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China