Qyteti Shaoxing, që ndodhet në deltën e lumit Jance, është vendlindja e shkrimtarit të njohur kinez Lu Xun. Qyteti Shaoxing është një qytet i lashtë me histori kulturore mbi 4000 vjeçare dhe histori afro 2500 vjeçare të ndërtimit të këtij qyteti. Ky qytet, që ndryshe shquhet si "Venicia e Lindjes", ka fituar çmimin e banimit të OKB-së, si dhe titullin "Qyteti më i lumtur i Kinës për vitin 2008.
Shaoxin është një qytet shumë i bukur. Uji i lumit kalon në formë zigzake mes qytetit dhe mbi lumenj ndodhen shumë ura prej guri në forma të ndryshme. Në Shaoxing prodhohet "raki e verdhë" mjaft e shijshme. Qyteti Shaoxing është një qytet me trashëgimi kulturore. Nëse mundeni, shkoni në një dyqan kulturor për të blerë një ose dy vepra dorëshkrimi kinez.
Sqarimet e pikturave
1. Muret e bardha dhe tjegullat e zeza
2. Fshatra ujore