Qyteti Guilin ndodhet në pjesën verilindore të Rajonit Autonom të Guangxizhuang-ut të Kinës Jugperëndimore. Me formën e veçantë tokësore, Karst dhe me pamjet e bukura në lumin Lijiang, qyteti Guilin është i njohur qysh nga lashtësia, si vend i parë për soditjen e maleve dhe ujërave. Turistët gjithmonë janë tërhequr nga malet dhe ujërat, si dhe nga kultura e larmishme kombësive Zhuang, Miao, Yao, etj.
Guilin njihet jo vetëm nga natyra, por edhe nga kultura. Shkrimtarët dhe poetët e panumërt kanë shkruar poema të mrekullueshme. Mbi 2 mijë vepra janë gdhendur në shkëmb, të cilat forcojnë më tej atmosferën kulturore të qytetit.
Në dinastinë Sui dhe dinastinë Tang, Guilin ishte një pikë e njohur turistike. Tani, Guilin është zgjedhja e parë e turistëve kinezë dhe është një nga qytetet më të preferuara nga të huajt. (Jiang Lei)
Në foto:
1. Stema e qytetit Guilin-Mali Xiangbi