PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tregu shqiptar i pajisjeve elektrike
2010-03-19 20:47:14 cri komenti juaj Printoni

3.Jemi në një reportazh për radion e jashtme të Kinës, seksioni i gjuhës shqipe dhe ne qendër të reportazhit do të jetë sërish tregtia, pikërisht mallrat që vijnë nga Kina dhe shiten këtu në Shqipëri. Këtu pranë kam një tregtar. Nuk e di pra sa vite ka që merret me tregti, pra me mallra nga Kina.

Përshëndetje, unë quhem Endri Miliku, jam tregtar, përshëndes të gjithë dëgjuesit e Radio Kinës! Kam vite që merrem me biznesin e pajisjeve të brendshme shtëpiake, kryesisht dyer dhe së fundmi, po themi prej rreth katër vitesh, kam futur në biznesin tim, material i cili vjen posaçërisht për firmën time nga Kina, i një cilësie të mirë dhe klientela ime është shumë e interesuar, për arsye se raporti i çmimit me cilësinë është shumë i kënaqshëm.


Gazmend         Endri Miliku

Ndërkohë që tani është një krizë ekonomike, pra po ndjehet edhe në Shqipëri dhe në vitin 2010, ka rënë fuqia blerëse?Këto janë shumë të nevojshme këto pajisje për shtëpitë dhe për masën e njerëzve duan që t'i blenë, por me krizën dhe me paratë, mbase është pak problem?

Në fakt konsumatori gjithmonë kërkon një çmim sa më të ulët, përgjithësisht duhet pasur parasysh raportin e cilësisë, por malli të cilin unë merrem nëpërmjet tregtisë me shtetin e Kinës, është që, edhe pse në kushtet e krizës, dhe ky lloj biznesi, ka pësuar edhe ai goditjet e veta, normalisht dihet, fuqia blerëse ka rënë, por që çmimi i mallit këtu vazhdon të jetë konkurrues në treg, sepse ruhet çmimi i cili është i pëlqyeshëm për klientët, por që edhe cilësia mbetet e pandryshuar, pra ndryshimi i cilësisë me ndryshimin e madh të çmimit, si arsye ose kërkesë gjatë kësaj periudhe të krizës, është i kënaqshëm.

Tani, Kina tani po zhvillon dy sesione dhe ka marrë një sërë masash për të ndihmuar biznesin e mesëm dhe të vogël në këtë krizë globale që po përjeton njerëzimi, jo vetëm këtu në Shqipëri, por në të gjithë botën. Kjo është një ndihmë besoj për biznesin e mesëm dhe të vogël, edhe për juve si tregtar, mendoni se po të ishin çmimet më të lira, malli që ju do të blinit, do të shitej më shumë dhe do të kishte më shumë blerës?

Në momente krize, dihet që një çmim më i ulët, është më i leverdishëm. Fundja unë jam thjesht një tregtar që bën transportin dhe publicitetin, ose menaxhimin e shitjes së produkteve kineze, kryesisht, siç thashë për pajisje rregulluese për mjediset e brendshme të shtëpive, por që në këtë tregti, ne kemi pasur shumë bashkëpunim me miqtë tanë kinezë atje, ata e kanë kuptuar të gjithë situatën e krizës dhe çmimet nuk kanë pësuar rritje si pasojë e inflacionit të jashtëm dhe ne vazhdojmë normalisht tregtinë.


1 2 3
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China