1.Jemi sërish me intervistën për Radion e Jashtme të Kinës, pra në një bisedë për tregtinë, për mallrat që tregtohen në Shqipëri nga Kina. Jemi me një tjetër tregtar që ka një dyqan që tregton më tepër pajisje dhe materiale elektrike, gjëra të nevojshme për ambientet shtëpiake.
Mund të prezantohemi. Emri im është Rigers Bena. Unë jam nga Vlora por jetoj në qytetin e Tiranës. Kam disa vite që kam hapur këtë biznes. Kryesisht, biznesi bazohet në materiale elektrike që janë të domosdoshme për mjediset shtëpiake. Bazohet kryesisht në llamba, llamba me neon, çelësa elektrikë, të cilat janë shumë të nevojshme në kohët e sotme. Ky biznes më ka ecur shumë mirë. Besoj se edhe pse është një sezon krize, jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera të Europës, kërkesa për këto materiale ka qenë shumë e lartë dhe arsyeja kryesore që ky biznes më ka ecur është se këto materiale janë të një cilësie shumë të mirë dhe me çmime konkurruese në treg dhe që popullsia e Shqipërisë e ka mundësinë t'i blejë.
Gazmend Rigers Bena
Ju thatë vetë që është një krizë ekonomike edhe këtu në Shqipëri po thellohet kriza ekonomike. Ka rënë fuqia blerëse e konsumatorit, në krahasim me vitet e mëparshme, për këto materiale që janë të nevojshme për shtëpitë?
Megjithëse është një periudhë kize që ndodh në qeverisjen e çdo shteti, në Shqipëri nuk ka rënë kërkesa për këto materiale, pasi këto janë gjera shumë të nevojshme që çdo njeri duhet t'i ketë në shtëpinë e tij. Në qoftë se çmimet do të ishin edhe pak më të lira, sepse është edhe pasoja e krizës, kërkesa do të rritej edhe më shumë, pasi gjithë këto vite që unë kam hapur biznesin tim, kërkesa ka qenë e njëjtë. Gjithmonë e njëjta kërkesë, s'kam pasur asnjë luhatje. Në qoftë se do të kishte çmime pak më të lira dhe mallrat qe ne marrim nga Kina të vijnë me çmim më të ulët, si edhe transporti që ka çmimet paksa të larta dhe është një kohë e gjatë për mallrat që të vijnë nga Kina në Shqipëri, pra në qoftë se ulen çmimet, besoj se kërkesë-oferta për këto mallra do të rritej në Shqipëri.
Ndërkohë që shteti kinez po zhvillon dy sesione tani, kur ndër të tjera shprehet në përkrahje të biznesin e vogël dhe të mesëm. Edhe biznesi juaj bën pjesë në këto dy lloje biznesesh, pra mbase për të ndikuar që çmimet të jenë më të ulëta dhe për të ndihmuar ato që duan të blejnë doemos, por që çmimet, mbase do të ishin më të favorshme për t'i blerë.
Ashtu siç edhe unë kam hapur këtë biznes, kam edhe disa miq të mi biznesmenë këtu në Shqipëri të cilët marrin mallra nga Kina, pasi Shqipëria, këto vitet e fundit ka krijuar shumë marrëdhënie me Kinën për tregti për mallra kineze, pasi janë shumë të kërkueshëm në tregun shqiptar. Besoj se me pak çmime më të lira për mallrat kineze që shiten në Shqipëri, besoj se do të ketë një ofertë më të madhe dhe besoj se mallrat kineze do të ecin më shumë në këto kohë.
Gjithë këto mallra, që unë shikoj këtu, elektrike për shtëpinë, kush shiten më shumë, ku janë më të nevojshme për t'u konsumuar, pra që blihen më shumë. Siç dihet më të nevojshme janë llambat.
Çdo familje duhet të ketë ndriçim në shtëpi dhe mallrat më të kërkuara nga njerëzit janë llambat, neonet, prizat, çelësat elektrikë të shtëpisë, pasi këto janë edhe gjëra që nga luhatjet e energjisë në Shqipëri edhe digjen dhe këto kërkohen gjithmonë më shumë në tregun shqiptar.