Kompania "OLSI Hair System" ka nisur aktivitetin në vitin 1997 në fushën e parukerisë dhe estetikës.
Në fillim kjo kompani e ka furnizuar tregun shqiptar nga vendet e Evropës si Italia, Spanja dhe Greqia por vit pas viti po e ndjente që raporti cilësi-çmim nuk ishte shumë i arritur për tregun ku kjo kompani operon.
Në një intervistë ekskluzive për radion tonë, administratori i kësaj kompanie Olsi BOGO na shpjegoi se për një sukses më të madh u detyrua t'i drejtohej tregut gjigant kinez dhe konkretisht në Shangai dhe Guangzhou duke marrë produkte dhe pajisje profesionale për tregun shqiptar. Gjithashtu ai na shpjegoi se, si profesionist në këtë fushë shkon vetë në Kinë dhe i zgjedh vetë produktet për të cilat tregu apo konsumatori shqiptar ka nevojë.