Ceremonia filloi në orën 9 paradite. Hu Jintao dhe krerët e tjerë qëndruan përpara arkivolëve me trupat e tetë dëshmorëve dhe u përkulën tre herë për të shprehur nderimin e thellë ndaj tyre. Pastaj liderët u shtrënguan dorën të afërmve të 8 të vdekurve, duke u paraqitur ngushëllimet e tyre. Disa site kryesore interneti të vendit kanë krijuar homazhin virtual në faqen e tyre.
Jashtë sallës së homazhit mijëra persona presin për t'u dhënë lamtumirën dëshmorëve.
Ditët e fundit, njerëz të qarqeve të ndryshme janë duke shprehur trishtimin e tyre nëpërmjet internetit. Vetëm në sitin e Ministrisë së Sigurimit Publik 900 mijë përdorues të internetit kanë vendosur lule elektronike. (Wang Xianya)