Në mëngjesin e datës 20 janar sipas kohës së Pekinit, u zhvillua në Varrezën Revolucionare në Babaoshan të Pekinit ceremonia e përmortshme për tetë paqeruajtësit kinezë që humbën jetën gjatë tërmetit në Haiti. Liderët e Partisë dhe shtetit Hu Jintao, Wen Jiabao e Jia Qingling merrnin pjesë në këtë ceremoni bashkë me mijëra persona të tjerë të qarqeve të ndryshme për t'u dhënë lamtumirën heronjve të kombit.