Burimi "Baotu" në qytetin Jinan të provincës Shandong të Kinës Lindore/ foto nga VCG
“Baotu Spring”, një pikë e famshme piktoreske në Jinan, kryeqendra e provincës Shandong të Kinës lindore, pati rritje të nivelit të uji në mbi 30 metra të martën, më i larti i kësaj periudhe që nga viti 2003, bënë të ditur autoritetet lokale, citon “Xinhua”.
Sipas Zyrës së Çështjeve të Ujit Urban dhe Rural në Jinan, niveli i ujit të burimit arriti në 30.13 metra.
“Baotu Spring” pati një ndërprerje sezonale në vitin 1971 dhe madje pati një ndërprerje që zgjati 926 ditë. Megjithatë, ajo filloi të mbushej më 6 shtator 2003, pas një ndërprerjeje prej 548 ditësh dhe që atëherë ka funksionuar vazhdimisht për 19 vjet. Që nga fillimi i sezonit të përmbytjeve të këtij viti, niveli i ujit të burimit ka ardhur në rritje. Vitet e fundit, pushteti vendor është përpjekur të nxisë rimbushjen me ujë të burimit dhe të përmirësojë mjedisin ekologjik në zonën e furnizimit.
I quajtur “qyteti i një mijë burimeve”, Jinan ka më shumë se 1000 burime natyrore. “Baotu Spring” konsiderohet më e famshmja nga të gjitha. (Elona)