"Ftohtësia e vogël" ndodhet më 5 ose 6 janar sipas kalendarit ndërkombëtar dhe sivjet (viti 2010) bie më 5 janar. Ashtu si "Ftohtësia e madhe", "Nxehtësia e vogël", "Nxehtësia e madhe" dhe "Përfundimi i Nxehtësisë", edhe "Ftohtësia e vogël" është një term që simbolizon ndryshimin e temperaturës. "Ftohtësia e vogël" na paralajmëron se gjatë kësaj faze, temperatura është shumë e ulë
t. Në shumicën e krahinave kineze, periudha midis "Ftohtësisë së vogël" dhe "Ftohtësisë së madhe" është periudha më e ftohtë gjatë një viti. Për hemisferën veriore, "Solstici i dimrit" është dita me ndriçimin më të paktë të diellit, ndërsa energjia e nxehtësisë e akumuluar në tokë nuk pakësohet në nivelin më të ulët. Prandaj, "Solstici i dimrit" nuk është dita me temperaturën më të ftohtë. Pas "Solsticin e dimrit", drita e diellit në Tokë fillon të lëvizë drejt veriut, por çdo ditë, energjia e nxehtë e tërhequr në Tokë është më e paktë se atë të shpërndarë. Si rezultat, temperatura ulet më tej. Në fazën "Ftohtësia e vogël", temperatura është më e ulët se në "Solsticin e dimrit". Deri në fazën "Ftohtësia e madhe", faza e fundit stinore sipas kalendarit bujqësor, temperatura në shumë vise kineze arrin në pikën më të ulët.
Kinezët e lashtë kanë zbuluar këto fenomene natyrore gjatë fazës "Ftohtësia e vogël": së pari, patat e egra fillojnë shtegtimin drejt veriut; së dyti, laraskët fillojnë të ngrejnë fole. Kinezët e lashtë ishin të mendimit se patat e egra udhëtojnë sipas ndryshimit midis frymës pozitive dhe frymës negative. Në këtë periudhë, fryma pozitive fillon të forcohet, prandaj patat e egra fillojnë shtegtimin drejt veriut. Gjatë kësaj faze, në viset veriore të Kinës, mund të shikojmë kudo laraskë, të cilat ndiejnë forcimin e frymës pozitive dhe fillojnë të ngrejnë fole.
Sipas mjekësisë kineze, ftohtësia mund të sjellë dëmtime negative. Gjatë fazës "Ftohtësia e vogël" me më shumë elemente negative, duhet t'i kushtohet vëmendje ngrënies së ushqimeve të ngrohta për të mbrojtur trupin nga sulmi i ajrit të ftohtë. Në dietin e përditshëm, kinezët duan mish qengji, mish pule, mish viçi etj. Supë me mish qengji është më e preferuar dhe më e përhapur në dietin e kinezëve në këtë periudhë.
Përveç ngrënies së ushqimeve me karakteristika të ngrohta, forcimi i kalitjes fizike është metoda më e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit gjatë dimrit. Një proverb popullor thotë se "lëvizjet me zell në dimër largojnë sëmundjet; përtacët në dimër pinë më shumë ilaçe." Prandaj në dimër, sportet favorizojnë më shumë shëndetin. Specialistët na propozojnë që të bëjmë disa sporte të përshtatshme sipas gjendjes së kushteve trupore dhe që kalitja fizike të zhvillohet më mirë pas daljes së diellit. (Shy Guan)