PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Rënia e brymës", termi i 18-të i fazave stinore sipas kalendarit bujqësor
2011-11-28 18:22:51 cri komenti juaj Printoni
"Rënia e brymës" qëllon zakonisht më 23 ose 24 tetor sipas kalendarit ndërkombëtar dhe në vitin 2009 ishte më 23 tetor. "Rënia e brymës" është termi i fundit i vjeshtës. Sipas shënimeve të vjetarit, ky term simbolizon ftohjen e motit dhe shndërrimin e ujit të vesës në brymë. Sigurisht, formimi i brymës do temperaturë dhe lagështi të përshtatshme. Vesa shndërrohet në brymë vetëm në kohën kur temperatura ulet nën zero dhe ka avuj uji të mjaftueshëm në ajër.

Gjatë fazës stinore "Rënia e brymës", temperatura në mëngjes dhe në mbrëmje është relativisht e ulët. Në Rajonin Autonom të Singjian-Ujgurit, provincën Qinghai dhe krahina të tjera të Kinës Veriperëndimore fillon të bjerë borë dhe temperatura minimale natën në shumë vise të Kinës i afrohet zeros. Perimet e mbjella jashtë serrave mund të dëmtohen nga bryma dhe, siç thotë një proverb: "Rënia e brymës vret qindra lloje bimësh". Ky proverb shpjegon saktë dëmet që sjell bryma. Prandaj, pas fillimit të fazës "Rënia e brymës", fshatarët i kushtojnë vëmendje të madhe mbrojtjes nga dëmet e saj.

Sipas mjekësisë tradicionale kineze, përdorimi i ushqimeve me shumë kalori në fillim të vjeshtës bën shumë mirë për shëndetin, sepse organizmi i njeriut ka nevojë për më shumë kalori me ftohjen e motit. Kurse kur vjen dimri i ashpër, përdorimi i ushqimeve kalorike, si mishi i viçit e mishi i qengjit, shkakton grumbullimin e kalorive të tepërta në organizmin e njeriut, duke prishur ekuilibrin midis tij dhe natyrës. Një proverb thotë se "Dieta e fortë bën më mirë në 'Rënien e brymës' sesa në dimër". Ky proverb na këshillon që,gjatë fazës stinore të "Rënies së brymës", kur temperatura është e përshtatshme, të përdorim më shumë ushqime të dietës së fortë për ruajtjen e shëndetit. Ushqimi më i preferuar në dietën e njerëzve është supa me mish qengji. Kinezët përdorin enën e qeramikës bao për gatimin e supës me mish qengji. Kjo supë gatuhet me zjarr të ngadalshëm dhe për një kohë të gjatë, duke futur në enë ujë, mish qengji, xhenxhefil, hide etj.

Në Kinën e lashtë, dita e fillimit të fazës stinore "Rënia e brymës" ishte edhe një ditë tjetër për pastrimin e varreve të paraardhësve, përveç ditës së "Shkëlqimit të pastër", që bie në hyrje të prillit. Në ditën e fillimit të fazës së "Rënies së brymës", banorët shkojnë te varret e paraardhësve për t'u përkulur me nderim. Por ky zakon nuk është i përhapur tani gjerësisht në të gjitha krahinat. Përveç kësaj, në Rajonin Autonom Guangxi-Zhuang të Kinës Jugore është ruajtur edhe një zakon tjetër festimi në fazën e "Rënies së brymës". Ky është konkursi i këngëve malësore. Rajoni Guangxi-Zhuang njihet si vendlindja e këngëve malësore kineze. Në disa distrikte të këtij rajoni, 9 ditët e para që nga fillimi i fazës "Rënia e brymës" janë përcaktuar si "Festa e rënies së brymës". Në ditët e kësaj feste banorët këndojnë me gëzim këngë malësore dhe u bien gongeve e daulleve, duke shprehur gëzimin e tyre për korrjet e bollshme e për jetën e lumtur. Kjo gjë krijon një tablo shumë të gëzueshme. (Shy Guan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China