PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Vesa e ftohtë", termi i 17-të i 24 fazave stinore sipas kalendarit bujqësor kinez
2011-11-22 18:22:04 cri komenti juaj Printoni

"Vesa e ftohtë" bie zakonisht më 8 ose 9 tetor dhe sivjet ishte më 8 tetor. Në programin e mëparshëm kemi folur për fazën stinore "Vesa e bardhë", që është termi i 15-të i fazave stinore. Këto dy faza kanë lidhje të ngushtë me dukurinë natyrore të vesës. Gjatë fazës "Vesa e bardhë", për shkak të uljes së temperaturës natën, avujt e ujit lëngëzohen dhe shndërrohen në vesë, që duket e bardhë. Kurse në fazën "Vesa e ftohtë", temperatura ulet më tej dhe më shumë avuj uji lëngëzohen në vesë. Gjatë kësaj faze, në shumë vise të Kinës temperatura mesatare ditën arrin nën 20 gradë. Por në disa vise të Kinës Verilindore dhe Veriperëndimore temperatura minimale ditën bie nën 8 gradë dhe natën bën mjaft ftohtë.

Pas fazës "Vesa e ftohtë", në shumicën e viseve të Kinës mbaron stina e shirave, ajri bëhet shumë i pastër dhe qielli duket mjaft i kaltër për një kohë të gjatë. Ngrohtësia ditën dhe freskia natën janë shumë të dobishme për korrjen e misrit, melit e drithërave të tjera, si dhe për vjeljen e pambukut. Një proverb thotë se "Nëse nuk e vjel pambukun në 'Vesën e ftohtë', s΄ ke përse të fajësosh brymën". Ky proverb paralajmëron që pambuku duhet vjelë në kohën e përshtatshme, përndryshe ka rrezik të dëmtohet nga bryma pas fazës "Vesa e ftohtë".

Faza stinore "Vesa e ftohtë" është një periudhë e përshtatshme për ekskursionet e vjeshtës. Ajo është afër festës "Nënta e dyfishtë", një festë tradicionale kineze, që do të thotë festa e "ditës së 9-të të muajit të 9-të" sipas kalendarit bujqësor kinez dhe që sivjet ishte më 26 tetor. Në Kinë ka ekzistuar gjithmonë zakoni i shprehjes së respektit ndaj pleqërisë dhe i ngjitjes në lartësi në këtë ditë feste. Në vitin 1989 qeveria kineze e përcaktoi këtë ditë si "Festa e njerëzve të moshuar". Në këtë ditë njerëzit e moshuar në rajonet e ndryshme të Kinës organizojnë ngjitje në mal ose ekskursionet e vjeshtës, me qëllim që të kenë rastin të takohen me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë ndjenjat dhe mendimet e tyre dhe të forcojnë shëndetin.

Tani le të kthehemi në çështjen e ruajtjes së shëndetit. Sipas mjekësisë tradicionale kineze, qysh nga faza "Vesa e ftohtë" fillon të rrallohet rënia e shiut, moti bëhet i thatë dhe temperatura ngrihet ditën e ulet natën. Gjatë kësaj periudhe djersa në trupin e njeriut avullon shumë shpejt. Moti në këtë stinë mund të shkaktojë tharjen e lëkurës, shtimin e rrudhave, etjen dhe rënien e flokëve. Prandaj më e rëndësishmja për ruajtjen e shëndetit është mbrojtja nga thatësia. Për sa i përket ushqimit, duhet të hamë më pak ushqime djegëse ose ushqime të tymosura e të pjekura. Mund të përdorim më shumë susamin, arrën, rrepën, domaten, rrënjët e lotusit, qumështin, liliumin, dardhën, bananen, pjeprin etj. Gjatë kësaj kohe duhet të ruhet lagështia brenda dhomës e të shmangen sportet e rënda dhe lodhja jashtë mase. Për shkak të ndryshimit të temperaturës midis ditës dhe natës, gjatë kësaj faze mund të përhapen sëmundjet e organeve të frymëmarrjes dhe të tretjes. Njerëzit e moshuar duhet të jenë vigjilentë edhe ndaj disa sëmundjeve të zakonshme, siç janë gripi, diarreja etj. (Shy Guan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China