PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Vesa e bardhë", termi i 15-të i fazave stinore sipas kalendarit bujqësor kinez
2011-11-02 19:36:40 cri komenti juaj Printoni

"Vesa e bardhë" bie zakonisht më 7, 8 ose 9 shtator sipas kalendarit ndërkombëtar. Në vitin 2009 ajo qëlloi më 8 shtator. Në këtë kohë, avujt e ujit ngurtësohen mbi sipërfaqen e tokës dhe të objekteve të tjera për shkak të uljes së temperaturës natën. Prandaj mund të ndiejmë dukshëm kalimin e verës së nxehtë dhe ardhjen e vjeshtës së freskët. Disa ditë para dhe pas "Vesës së bardhë", temperatura më e lartë e ditës mund të arrijë në 30 gradë, kurse në mbrëmje ndiejmë erën e freskët të vjeshtës dhe temperatura mund të ulet nën 20 gradë. Ndryshimi i madh i temperaturës midis ditës dhe natës shkakton formimin e vesës së bardhë mbi gjethet e bimëve. Në një proverb thuhet se temperatura ulet dita-ditës që nga "Vesa e bardhë" dhe deri në "Sanataditën e vjeshtës", që është termi i dytë stinor i vjeshtës. Ky proverb tregon uljen e temperaturës gjatë vjeshtës. Meteorologët thonë se pas "Vesës së bardhë" era e verës zëvendësohet dalëngadalë me erën e dimrit dhe veriu i ftohtë fryn më shpesh.

Pas "Vesës së bardhë", sasia e reshjeve në zonat veriore të Kinës pakësohet dukshëm. Moti në këtë fazë stinore karakterizohet nga "qielli i kaltër, ajri i freskët, retë e rralla dhe era e lehtë". Në Kinën Veriore moti i vjeshtës është shumë i pëlqyeshëm. Por është ndryshe për Kinën Jugore. Në jugperëndim të Kinës, veçanërisht në zonat malore të Siçuanit dhe Çongqingut, vjeshta e hershme është periudha me sasinë më të madhe të reshjeve. Në këtë kohë bie shi i imët, por ai vazhdon gjatë dhe bie një herë në dy ose tre ditë. Sasia e tepërt e shiut jo vetëm ndikon negativisht në rritjen e bimëve bujqësore, por mund të shkaktojë ngritjen e nivelit të ujit të lumenjve, gjë që mund të sjellë përmbytje. Sipas shënimeve historike, përmbytjet serioze të lumenjve Jialing dhe Hangjang, që janë degë të lumit Jance, ndodhën në shtator. Kjo dukuri quhet "Reshjet e tepërta të vjeshtës". Sektorët meteorologjikë dhe hidraulikë të Kinës i kushtojnë vëmendje të madhe kësaj dukurie.

Pas "Vesës së bardhë", fshatarët janë të zënë me punë për korrjen e bimëve bujqësore. Në Kinën Veriore piqen meli, soja dhe sorgumi. Në këtë kohë mbushen boçet e pambukut dhe piqen disa pemë, si hidja, dardha, molla etj.

Kinezët i kushtojnë rëndësi të madhe ruajtjes së shëndetit në vjeshtë. Një proverb i përhapur në gjirin e popullit thotë se në fazën stinore 'Përfundimi i nxehtësisë' mund të lahesh me ujë të ftohtë, kurse në fazën stinore 'Vesa e bardhë' mos e zhvish xhaketën.

Gjatë "Vesës së bardhë" hidhen në treg jo vetëm pemë të shumëllojshme, por edhe kafshë të ndryshme deti, si gaforre, peshq, karkaleca deti etj. Megjithëse këto janë shumë të shijshme, nuk duhet të hamë sa të duam, sepse stomaku i njeriut është i dobësuar pas verës së nxehtë. Jo vetëm nuk duhet të hamë shumë nga këto gjëra, por edhe duhet t΄i ziejmë plotësisht para se t΄i hamë. (Shy Guan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China