PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Urtin Duu
2011-10-20 17:51:59 cri komenti juaj Printoni
Urtin Duu

Regjisor: Chaolu Hasi

Prodagonistë: Aldan Chichig Orgel

Lloji: Film artistik

Gjuha: Mandarine (kineze)

Kompania kinematografike: Beijing Jingdianren Media-Kulturë sh. p. k.

Viti i publikimit: 2007

Përmbajtja:

Këngëtarja mongole Chichig merret me këngën popullore mongole urtin duu. Një ditë ajo shkon në Pekin për punë, ndërsa burri i saj Battu, me profesion veteriner, qëndron në vendlindje dhe punon në një klub hipizmi.

Një ditë klubi importon një kalë të rrallë mongol. Battu këmbëngul ta blejë dhe e lëshon në fushë. Për këtë grindet me të shoqen dhe zemërohet shumë. Ai vërsulet jashtë shtëpisë, por pëson aksident me makinë dhe vdes.

Nga dhembja e madhe, Chichig-u humb papritur zërin gjatë shfaqjes. Pasi blen kalin e rrallë mongol, ajo kthehet në stepë dhe vendos t'i japë fund jetës. Ogi bën të gjitha përpjekjet, por nuk arrin ta nxjerrë nga hidhërimi.

Në këtë kohë, në shtëpinë e Ogit nëna deve ngordh. Të vegjlit e saj, që nuk kanë qumësht për të pirë, janë edhe ata gati duke ngordhur. Për t'i shpëtuar, Ogi dhe Chichig-u vendosin të kërkojnë për ta një nënë tjetër. Kryetari i fshatit i dhuron një devenënë Ogit, por deveja nuk deshi të ushqente fëmijët e huaj. Ogi këndon urtin duu-në. Nga tingujt e këngës deveja qetësohet dhe u afrohet të vegjëlve. Mirëpo Ogi, i lodhur shumë, nuk është në gjendje të këndojë më. Chichig-ue vazhdon këngën. Ajo habitet që mund të këndojë përsëri.

Shkëlqësi

Filmi u vlerësua si "Filmi më i mirë" në Festivalin e 3-të të Këlnit në Gjermani


1 2
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China