Regjisori shqiptar Ylli Pepo sapo ka përfunduar xhirimet e tij në Kinë rreth filmit dokumentar për Kinën.
RJK e intervistoi regjisorin nëpërmjet një lidhje telefonike.
Vizitat e tij kanë vazhduar në Kunming dhe në ishullin Hainan. Gjatë xhirimeve ai ka parë dhe kepin më jugor të Kinës, pra në Detin e Kinës lindore ku janë kryer dhe mjaft xhirime interesante për filmin e tij të ardhshëm në Sanya. Regjisori shqiptar Ylli Pepo foli me superlativa për bukurinë e këtij vendi dhe e cilëson atë si një perlë. Z. Pepo ka xhiruar 4 filma dokumentarë për Kinën dhe kësaj here janë bërë xhirime në 4 provinca të reja. Z. Pepo e quan udhëtimin e kësaj here në Kinë si më të rëndësishmin dhe më të bukurin. Për më shumë le të dëgjojmë intervistën