PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Nxehtësia e vogël", termi i 11-të i fazave stinore sipas kalendarit bujqësor kinez
2011-09-21 20:12:57 cri komenti juaj Printoni

Në programin e sotëm kulturor për 24 fazat stinore sipas kalendarit bujqësor kinez, do t'ju njohim me termin e 11-të të tyre, "Nxehtësia e vogël". Ky term bie zakonisht më 7 ose 8 korrik sipas kalendarit bujqësor kinez. Sipas almanakut të lashtë kinez, temperatura rritet shkallë-shkallë, nga nxehtësia e vogël deri në nxehtësinë e madhe. Ndër 24 fazat stinore, 3 janë quajtur me fjalën "nxehtësi". Në fillim të korrikut, kur temperatura nuk arrin kulmin, është faza stinore e quajtur "Nxehtësia e vogël". Por në dhjetëditorin e 3-të të korrikut me kohën më të vapët, vjen faza tjetër me titull "Nxehtësia e madhe". Faza stinore "Përfundimi i nxehtësisë", që bie në dhjetëditorin e 3-të të gushtit, simbolizon që vera e vapët do të mbarojë. Gjatë fazës stinore "Nxehtësia e vogël", në shumicën e krahinave kineze kulmi i temperaturës ditore arrin mbi 30 gradë. Në disa vise jugore të Kinës, temperatura e ditës mund të arrijë në 40 gradë. Një proverb tregon ndikimet e fazës stinore "Nxehtësia e vogël" mbi njerëzit dhe bimët bujqësore. Ky proverb thotë se "orizi rritet me gëzim në mjedis të nxehtë, njeriu mërzitet për temperaturën e lartë". Ky proverb na tregon se temperatura e lartë në verë favorizon rritjen e bimëve bujqësore, por sjell ndikime të dukshme negative në punët dhe jetën e njeriut.

Në popull janë të përhapura thëniet për periudhën e "3 fu-ve", që simbolizon nxehtësinë e motit. Në gjuhën kineze, "fu" ka kuptimin e "fshehjes", duke treguar se njerëzit duhet të pakësojnë daljen, për të shmangur dëmtimet nga të nxehtit. Periudha e "3 fu-ve" ndahet në 3 pjesë: "fu-ja e parë", "fu-ja e dytë" dhe "fu-ja e tretë", dhe çdo "fu" zgjat zakonisht 10 ditë. Periudha e "fu-së së dytë", që është periudha më e nxehtë, bie në fund të "Nxehtësisë së vogël" dhe fillimin e "Nxehtësisë së madhe". Pas periudhës së "3 fu-ve", dita nuk do të jetë më tepër e nxehtë.

Faza "Nxehtësia e vogël" është edhe periudha kur bimët bujqësore rriten më shpejt. Temperatura mbi 30 gradë dhe ndriçimi i diellit për një kohë të gjatë nxitin pjekjen e frutave, perimeve dhe drithërave. "Nxehtësia e vogël" përfaqëson jo vetëm kohën e vapët, por edhe periudhën me reshje të mëdha shiu në shumicën e krahinave kineze. Në disa rajone ndodhin fatkeqësi natyrore, si stuhi dhe breshër. Prandaj, parandalimi dhe kontrolli i përmbytjeve tërheqin vëmendjen e madhe të banorëve dhe të qeverisë.

Në krahinat juglindore të Kinës është i përhapur një zakon popullor i shijimit të orizit të ri pas termit "Nxehtësia e vogël". Në fshat, të gjithë familjarët pinë raki prej orizit të ri. Fshatarët vendas besojnë se orizi i ri mund t'u sjellë fatbardhësi dhe lumturi.

Tani do t'ju japim disa këshilla për të parandaluar sëmundjet në këtë fazë. Në stinën e verës nuk duhet të hamë shumë gjëra tepër të ftohta, si akullore, pije me akull etj., dhe nuk duhet të qëndrojmë në mjedis me ajër të kondicionuar për një kohë të gjatë. Në këtë stinë gjërat e ftohta dhe ajri i kondicionuar mund të shkaktojnë sëmundjet e gripit e të reumatizmit, diarre etj. (Shy Guan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China