PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Nisja e mbushjes së drithërave", termi i 8-të i fazave stinore sipas kalendarit bujqësor kinez
2011-08-10 19:37:54 cri komenti juaj Printoni

 

"Nisja e mbushjes së drithërave" bie zakonisht më 21 ose 22 maj sipas kalendarit ndërkombëtar, kur azimuti diellor është 60 gradë. "Nisja e mbushjes së drithërave" do të thotë se kokrrat e të lashtave fillojnë të mbushen, por nuk janë të plota tërësisht. Ky është një term që pasqyron ndryshimet fenologjike. E ashtuquajtura "fenologji" tregon aktivitete të caktuara biologjike periodike, të cilat lidhen ngushtë me ndryshimet e klimës, si për shembull lëshimi i sythave, lulëzimi dhe frytëzimi i bimëve, gjumi dimëror, lindja dhe shtegtimi i kafshëve etj. Këto veprimtari biologjike kufizohen nga ndryshimet klimatike.

Sipas një thënieje të lashtë kineze, në fazën stinore "Nisja e mbushjes së drithërave" ka 3 aktivitete fenologjike: gjethet dhe degët e maruleve rriten të shëndetshme; disa bimë barishtore që pëlqejnë motin e vrenjtur, fillojnë të thahen nën diellin e fortë; të grunjërat fillojnë të piqen.

Thëniet e përhapura në krahinat jugore të Kinës i kanë shtuar kuptime të reja termit "Nisja e mbushjes së drithërave". Fjala "mbushja" është përdorur për të përshkruar sasinë e reshjeve. Një shprehje thotë se "gjatë fazës së 'Nisjes së mbushjes së drithërave', nëse reshjet nuk janë të mjaftueshme, kjo do të shkaktojë tharjen e tokës, si dhe do të ndikojë në artisjen e fidanëve të orizit." Në fakt, "Nisja e mbushjes së drithërave" është një fazë e përshtatshme për artisjen e fidanëve të orizit.

Faza stinore "Nisja e mbushjes së drithërave" bie mu në dhjetëditorin e 3-të të majit, kur temperatura rritet dukshëm dhe sëmundjet e lëkurës përhapen shumë. Në drejtim të ruajtjes së shëndetit gjatë "Nisja e mbushjes së drithërave", do t'ju shpjegojmë më parë veçanërisht një parim të rëndësishëm të mjekësisë kineze: "Para shfaqjes së sëmundjes, duhet të bëjmë gjëra të ndryshme për ta parandaluar atë." Në këtë parim mishërohen dy teori të mjekësisë kineze: së pari, trupi njerëzor është një objekt organik, i cili lidhet ngushtë me mjedisin e jashtëm, prandaj njeriu duhet të mësojë parimet e natyrës dhe t'u përgjigjet ndryshimeve të saj, duke realizuar bashkërendimin ndërmjet trupit të vet dhe mjedisit të jashtëm; së dyti, sëmundjet njerëzore lidhen ngushtë me dy elemente: faktorin pozitiv dhe faktorin negativ. Faktori negativ është kushti i rëndësishëm që shkakton sëmundjen, pamjaftueshmëria e faktorit pozitiv në trupin njerëzor është arsyeja dhe baza e brendshme për ndodhjen e sëmundjes. Por nuk mund të mohojmë se, në raste të veçanta, faktori negativ i jashtëm mund të ruajë rolin kryesor për sëmurjen. Prandaj, për parandalimin e sëmundjeve, duhet t'u kushtojmë vëmendje të madhe forcimit të faktorit pozitiv dhe ndalimit likuidimit të dëmeve që mund të sjllë dënimeve nga faktori negativ.

Të sëmurët me sëmundje të ndryshme lëkure duhet të hanë më shumë perimet dhe frutat, si sojën, trangullin, kungullin, kërpudhën, rrënjët e lotusit, karotën, domaten, shalqirin, mish rose. (Shy Guan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China