PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Shkëlqimi i pastër", termi i 5-të i fazave stinore sipas kalendarit bujqësor kinez
2011-06-30 18:08:22 cri komenti juaj Printoni

Sipas kalendarit bujqësor kinez, një vit ka 24 faza stinore dhe çdo fazë ka termin e saj të caktuar. Këto "faza stinore" simbolizojnë ndryshimin e klimës, sasinë e reshjeve, kohën e brymës dhe dukuri të tjera natyrore. Një vit ndahet në periudha kohore me dukuri klimatike relativisht të qëndrueshme. Termi i secilës fazë stinore është dita e parë e kësaj periudhe kohore. Nocioni i fazave stinore lindi nga vëzhgimet, eksplorimet dhe përfundimet e arritura nga populli kinez i lashtësisë rreth astronomisë dhe meteorologjisë. Këto faza stinore ushtrojnë ndikime shumë të rëndësishme në punët bujqësore. Sipas të dhënave statistikore, këtë sistem kalendarik me faza stinore kinezët e hartuan në vitin 104 para erës sonë. Për ta mbajtur mend më mirë, kinezët e lashtësisë kanë krijuar edhe këngë e poezi për 24 fazat stinore.

"Shkëlqimi i pastër" është e 5-ta nga 24 fazat stinore, që bie zakonisht më 4, 5 ose 6 prill korrik sipas kalendarit ndërkombëtar. Në vitin 2009, "Shkëlqimi i pastër" është më 4 prill korrik.

Në librin e lashtë kinez, prejardhja e kësaj faze përshkruhet me këto fjalë: "Të gjitha qeniet rriten, koha është e pastër dhe e ndritshme. Prandaj kjo fazë emërtohet si 'shkëlqimi i pastër'". Me ardhjen e kësaj faze rritet shumë sasia e shiut, kështu që kjo është një periudhë e çmuar për kultivimin dhe mbjelljet pranverore. Prandaj janë të përhapura proverbat kineze që thonë se "rreth fazës stinore të shkëlqimit të pastër duhet të mbjellim bostan dhe sojë", "pyllëzimi nuk mund të bëhet pas fazës stinore të shkëlqimit të pastër" etj. Prandaj, kjo festë lidhet ngushtë me punët bujqësore.

"Shkëlqimi i pastër" është jo vetëm një fazë stinore, por edhe një festë shumë e rëndësishme për përkujtimin e paraardhësve të familjes, e cila është përfshirë në listën kombëtare të trashëgimive trashëgimeve kulturore jomateriale të Kinës. Sipas të dhënave historike, Festa e Shkëlqimit të Pastër ka një histori mbi 2500-vjeçare. Festa e Shkëlqimit të Pastër bie sa më në ditën e parë të fazës stinore të shkëlqimit të pastër.

Pastrimi i varreve është aktiviteti më i rëndësishëm gjatë Festës së Shkëlqimit të Pastër. Në rajonet fshatare ku bëhet varrimi nën tokë, njerëzit shkojnë te varret e paraardhësve dhe të të afërmve për t'i pastruar. Ata ndezin temjan dhe qirinj me erë të ëmbël, vënë ushqime blatimi para varreve të të afërmve e shtojnë dhe të ri mbi varre. Pastaj ata përkulen me nderim të thellë dhe hedhin raki para varreve. Sipas të dhënave meteorologjike, në Festën e Shkëlqimit të Pastër moti është i vrenjtur në shumë krahina dhe bie pak shi herë-herë, duke shtuar përkujtimin për të afërmit e vdekur. Në shekullin e 9-të, poeti i njohur Dumu ka shkruar Du Mu shkroi një poezi me titull "Shkëlqimi i pastër", e cila e përshkruan kështu këtë atmosferë: "Shiu bie gjatë Festës së Shkëlqimit të Pastër, kalimtarët në rrugë i përkujtojnë më shumë të vdekurit."

Kinezët e vazhdojnë edhe sot zakonin e përkujtimit të paraardhësve dhe të të afërmve në Festën e Shkëlqimit të Pastër. Meqenëse në qytet janë kryer në përgjithësi varrime me kremim, njerëzit shkojnë në varreza për t'u dhënë një tufë lulesh.

Por faza stinore e shkëlqimit të pastër përfaqëson jo vetëm përkujtimin pikëllues. Për shkak të ngrohjes së motit në këtë fazë, pyjet dhe bari gjelbërojnë, prandaj kinezët e quajnë Festën e Shkëlqimit të Pastër festa e ekskursionit, sepse është një kohë shumë e përshtatshme për shëtitje pranverore. Sipas të dhënave historike, kinezët e lashtë bënin shumë aktivitete fizike interesante në këtë festë. Përveç ekskursioneve në periferi, ishin të përhapura edhe disa lloj aktivitetesh fizike, si cuju, lëshimi i balonave etj. Tani do t'ju shpjegojmë cuju-në. Në gjuhën kineze, "ju" do të thotë një lloj topi lëkure, me lesh kafshësh të ngjeshur brenda. "Cuju" ka kuptimin "goditje e topit me këmbë". Kjo lojë ishte e popullarizuar para mbi 2200 vjetësh në disa krahina kineze. Në vitin 2004, cuju u përcaktua nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) si aktiviteti më i hershëm i futbollit, i dëshmuar nga të dhënat historike.

Në kohët e tanishme kinezët i kanë ruajtur zakonet e ekskursionit në periferi, të lëshimit të balonave etj. gjatë festës së Shkëlqimit të Pastër. Por me daljen e mjeteve moderne të transportit, janë shtuar aktivitete të tjera, si udhëtimi me makinë, turizmi me anije etj.

"Shkëlqimi i pastër" është jo vetëm një fazë stinore, por edhe një festë tradicionale me përmbajtje të pasur. Në këtë festë përfshihen jo vetëm përkujtimi gjatë pastrimit të varreve, por edhe gëzimi gjatë ekskursioneve në periferi. Prandaj kjo është një fazë e veçantë stinore. (Shy Guan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China