PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Zëri i ruajtur ndër vite" - Dëshmitare objektive e zhvillimit të Kinës dhe të ndryshimeve në arenën ndërkombëtare
2011-06-14 19:49:59 cri komenti juaj Printoni

Dëshmitare objektive e zhvillimit të Kinës dhe të ndryshimeve në arenën ndërkombëtare.

Ju flet Radio e Jashtme e Kinës, të nderuar dëgjues, ky program i posaçëm i kushtohet 70-vjetorit të themelimit të Radios së Jashtme të Kinës: "Zëri i ruajtur ndër vite".

Deri më 3 dhjetor të vitit 2011, Radioja e Jashtme e Kinës pret ditën e themelimit të 70-vjetorit të saj. Në historinë e gjatë 70-vjeçare të zhvillimit, RKJ-ja, ka njohur me zhvillimin e Kinës gjithë botën. Gjithashtu ajo ka qenë dëshmitare objektive e ndryshimeve në arenën ndërkombëtare. Rol kryesor ka pasur edhe për njohjen e ndërsjellë mes popujve të vendeve të ndryshme të botës.

Me hyrjen e shekullit të ri, Radioja e Jashtme i kushton më shumë rëndësi bashkëpunimit me mediat dhe dëgjuesit e vendeve të ndryshme. Për këtë organizohen një sërë aktivitetesh të mëdha, duke e bërë RKJ-në, misionare të vendosjes së miqësisë ndërkombëtare.

Në lidhje me Konkursi i njohurive, sot po pyesim:

1. Sa agjenci rajonale jashtë vendit do të krijohen në të ardhmen nga Radio e Jashtme e Kinës ?

2. Në cilin vit u organizua në Rusi "Udhëtimi i miqësisë"?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve i mësoni duke dëgjuar emisionin e sotëm.

Si një media ndërkombëtare që transmeton emisione në shumë gjuhë të botës, Radio e Jashtme e Kinës e konsideron njohjen e Kinës për vendet e tjera, përgjegjësinë e vet kryesore. Nga selia e OKB-së, në shpërthimin e luftës në Kosovë, nga takimet e rëndësishme midis politikanëve në Shtëpinë e Bardhë, tek ceremonia e betimit të presidentëve të Afrikës ......, ndër vite të gjitha këto janë përcjellë nga gazetarët e Radios së Jashtme të Kinës.

Në marsin e vitit 1999, shpërtheu lufta në Kosovë. Për Radion e Jashtme të Kinës raportonte nga terreni, gazetarja, Wang Zhimin, që ndodhej në ish-Jugosllavi. Ajo intervistoi qytetarë të thjeshtë gjatë luftës, duke përballuar zjarrin e luftës. Ajo i njoftoi botës nëpërmjet valëve të Radios së Jashtme të Kinës, çfarë ndodhte atje?

"Në fillim trembesha kur filloi lufta sepse unë nuk kisha kaluar luftën më parë dhe nuk e dija se si zhvillohej ajo. Gjatë atyre ditëve me një makinë, kam vizituar me guxim shkolla, fabrika, lagje të njohura, pra gati gjysmën e Beogradit. Gjatë punës në terren kam mësuar gjendjen reale dhe e kam përcjellë atë përmes radios."

Gjatë 80 ditëve të luftës, Wang Zhimin, kaloi nëpër shumë rreziqe. Sigurisht puna e saj ka fitoi prestigj. Më pas ajo u nderua me medaljen e shtypit në rang kombëtar, atë vit.

Nga vitet '80 të shekullit të kaluar deri tani, Radio e jashtme e Kinës ka krijuar 32 agjenci jashtë vendit, përfshirë Hong Kong-un dhe Makaon. Por gjatë 10 viteve të ardhshëm, do të krijohen edhe 8 agjenci rajonale në Afrikë, Lindjen e Mesme, Evropë, Amerikën Veriore etj. Këto agjenci do të zgjerojnë ndikimin e Radios së Jashtme të Kinës dhe do t'i kushtojnë rëndësi çdo lajmi nga çdo vend i botës.

Vitet e fundit, krahas zhvillimit të Kinës, komuniteti ndërkombëtar filloi t'i kushtojë rëndësi zërit të vendeve në zhvillim. Në çdo ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, Radio e Jashtme, përpiqet gjithmonë të njoftojë zërin e Kinës. Për këtë kryeredaktori i Radios së Jashtme në Pakistan, Hong Lin, thotë:

"Për ngjarjet më të nxehta sot në botë, gazetarët kinezë dhe gazetarët perëndimorë kanë pikëpamje dhe mendime të ndryshme. Në opinionin publik, gazetari kinez ka përgjegjësinë të njoftojë zërin e vet dhe mendimet e pavarura. Pasi në disa rrethana, gazetari kinez jo vetëm përfaqëson zërin e Kinës por përfaqëson edhe qëndrimin e vendeve në zhvillim. Njoftimi i ngjarjeve ndërkombëtare nga mediat kineze, do të favorizojë zhvillimin e mediave të Kinës, por do të jetë e dobishme për paqen dhe stabilitetin e botës."

Vitet e fundit, Radio e Jashtme ka vazhduar njohjen e Kinës në të gjitha vendet e botës. Gjithashtu janë organizuar një sërë aktivitetesh të mëdha ndërshtetërore, në mënyrë që dëgjuesit në vende të tjera ta njohin Kinën. Kjo njohje do t'i shërbejë vendosjes së urave të miqësisë ndërkombëtare.

Në vitin 2006, sipas vendimeve të presidentëve të Kinës dhe të Rusisë, të dy vendet organizuan aktivitetet "Viti i shtetit". Me këtë rast, Radio e Jashtme e Kinës, organizoi në Rusi "Udhëtimin e miqësisë". Atëherë në Sheshin e Kuq u pritën dhjetëra gazetarë kinezë nëpërmjet udhëtimeve shumë të gjata me fuoristrada.

Dy vjet më pas, Radio e Jashtme e Kinës organizoi ceremoninë e dhënës medaljeve për konkursin "Kinezët këndojnë këngë në gjuhë ruse". Në këtë ceremoni morën pjesë kryeministri i Kinës Wen Jiabao dhe kryeministri i Rusisë Vladimir Putin.

Në fund të programit të dashur dëgjues, ju përsërisim edhe një herë pyetjet e programit të sotëm:

1. Sa agjenci rajonale jashtë vendit do të krijohen në të ardhmen nga Radio e Jashtme e Kinës ?

2. Në cilin vit u organizua në Rusi "Udhëtimi i miqësisë midis Kinës dhe Rusisë" ? (Sihai)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China