PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Zëri i ruajtur ndër vite"--Gjuha juaj, më pëlqen edhe mua
2011-06-14 19:45:39 cri komenti juaj Printoni

 

Ju flet Radio e Jashtme e Kinës. Të dashur dëgjues, po ndiqni emisionin e posaçëm të "Zëri i ruajtur ndër vite" mbi 70-vjetorin e krijimit të Radios së Jashtme të Kinës.

Kur ndizni radion dhe dëgjoni përsëri përshëndetjen nga Kina, mbase ndieni një ngrohtësi dhe gëzim të papritur nga emisioni i folur në gjuhën tuaj mëmë? Nga vendet fqinje të Kinës, deri në ato më të largëta, mund të dëgjohen lajmet më të reja dhe histori në gjuhën tuaj.

Për sot dy pyetjet për konkursin e njohurive janë:

1. Në sa gjuhë transmeton Radio e Jashtme e Kinës, në shërbimin botëror?

2. Në cilin vit u hap uebsajti "CRI on line" në gjuhë të ndryshme?

Përgjigjet e dy pyetjeve mund t'i gjeni në emisionin në vazhdim.

Radio e Jashtme e Kinës, transmeton emisione nga gjuha më e folur në botë, deri në gjuhët më pak të folura, në radio dhe internet. Shërbimi botëror në 61 gjuhë të ndryshme, ruan miqësinë për vende dhe kulturat e ndryshme.

Mbrëmjen e 29 gushtit të vitit 1968, Luo Dongquan që ndodhej me studime në Rumani, së bashku me studentë të tjerë qëndronin pranë një radioje të vjetër. Po atë ditë, Radio e Jashtme e Kinës nisi transmetimin zyrtar të emisionit në gjuhën rumune. Kur dëgjuan zërat e para në rumanisht, studentët brohoritën me zë të lartë.

(1,fjalët e Luo Dongquan-it)

"Kur Kina përgatiste transmetimin e emisioneve në radio për Rumaninë, unë studioja në Rumani. Ishim shumë të gëzuar kur mësuam lajmin. Natën e 29 gushtit, një grup studentësh rrethuan një radio të vjetër. Deri në orën 21:00, transmetohej në rumanisht nga Kina! Ishim shumë ekzaltuar. Atë kohë, më lindi dëshira të punoja në Radion e Jashtme të Kinës, të merresha me transmetimin e emisioneve në gjuhën rumune, pas mbarimit të studimeve."

Pas një viti, Long Dongquan u punësua nga redaksia e gjuhës rumune si spiker. Ai thotë se rumanishtja flitet si këngë, shumë e bukur. Long u mor me transmetimin e emisioneve ndaj Rumanisë gjithë jetën. Rumania u bë vendlindja e dytë e tij.

(2 fjalët e Long Dongquan-it)

"Fillova mësimin e gjuhës rumune kur isha 17-18 vjeç. Studiova dhe punova gjithë jetën me gjuhën rumune. E vizitova Rumaninë si vendlindjen time të dytë. U thashë rumunëve se u rrita me bukë rumune, ndaj ndihem i lidhur ngushtë me miqtë e dëgjuesit rumunë. E dua shumë gjuhën rumune."

Në Radio të Jashtme të Kinës, shumë përkthyes e gazetarë punuan me një gjuhë të huaj për gjithë jetën. Në zemrat e tyre, komunikimi me dëgjuesit konsiderohej nder i madh, pavarësisht se vendet përkatëse janë të mëdha apo të vogla.

Radio e Jashtme e Kinës ka transmetuar emisionin e gjuhës bengale për më shumë se 40 vjet. Shumë dëgjues të Bengalit u rritën që fëmijë me emisionet e Radios së Jashtme të Kinës. Shumë prej tyre u miqësuan me spikerët kinezë që flasin lirisht gjuhën bengale. Shi Jingwu, është spiker prej shumë vitesh i programit në gjuhën bengale.

(3, fjalët e Shi Jingëu-s)

"Bengali është një vend me një popullsi të madhe, por me një sipërfaqe relativisht të vogël. Kina është një vend i madh në syrin e bengalëve. Ata e dinë se Kina respekton çdo vend. Shumë dëgjues na shkruajnë letra, ku thonë se programet e përgatitura në gjuhën bengale tregojnë respektin më të madh të Kinës ndaj tyre. Kjo gjë i bën edhe më shumë miqësorë."

Shërbimi botëror i Radios së Jashtme të Kinës u zhvillua vazhdimisht sipas kërkesës së kohës dhe ndryshimit të situatës në arenën ndërkombëtare. Me zhvillimin e teknologjisë së komunikimit, Radio e Jashtme e Kinës shtoi forcë për ndërtimin e uebsajtit të saj. Në vitin 1998, Radio e Jashtme e Kinës krijoi uebsajtin "CRI on line" në gjuhë të ndryshme. Dëgjuesit e huaj jo vetëm mund të dëgjojnë programet e radios nëpërmjet internetit, por edhe mund të lexojnë lajme të shkruara nga gjuhën e tyre.

Deri tani, "CRI online" u zhvillua si një platformë interneti e përbërë nga 61 gjuhë të ndryshme. Sot Radio e Jashtme e Kinës është transmetuesi ndërkombëtar me më shumë gjuhë në botë.

Ndër 61 gjuhë të përdorura nga Radio e Jashtme e Kinës, më e veçanta është esperantoja. Një gjuhë artificiale, që nuk i përket një vendi ose një kombi. Por në Radion e Jashtme të Kinës, esperantoja shihet si gjuha idealiste.

Radio e Jashtme e Kinës ka transmetuar emisione në esperanto për mbi 50 vjet. Deri tani, anëtarët kryesorë të redaksisë së esperantos janë të rinj, një prej tyre Wang Shanshan. Në vitin 2004, ajo mori pjesë si vullnetare në Konferencën e 89-të të Esperantos në Pekin, ku u mblodhën shumë përdorues dhe studiues të esperantos nga mbarë bota. Ajo mbeti e mrekulluar nga konferenca. Wang, thotë se krijimi esperantos, vjen nga dëshira e njeriut për barazi.

(6, fjalët e Wang Shanshan-it)

"Në këtë konferencë, njerëz nga vende të ndryshme flasin të njëjtën gjuhë, esperanto, e cila nuk është gjuhë mëmë e ndonjë vendi. Prandaj, komunikimi është i barabartë për çdo pjesëmarrës."

Në tregimet e Biblës, thuhet se njerëzit u bashkuan për të ndërtuar kullën e lartë drejt parajsës, por Zoti e pengoi planin pasi njerëzit flisnin gjuhë të ndryshme. Njerëzit nuk mund të komunikonin mes tyre, ndaj edhe dështoi plani i ndërtimit të kullës së lartë. Që nga ajo kohë, njerëzit u ndanë në vende të ndryshme.

Por në Radion e Jashtme të Kinës, idealistët po bëjnë përpjekje për të respektuar shumëllojshmërinë e kulturave, duke nxitur barazinë mes tyre. Ata tregojnë përmes punës së tyre se çdo dëgjues në mbarë botën: nuk është i veçuar.

Në fund të programit ju përsëris edhe një herë pyetjet për konkursin e njohurive:

1. Në sa gjuhë transmeton Radio e Jashtme e Kinës, në shërbimin botëror?

2. Në cilin vit u hap uebsajti "CRI on line" në gjuhë të ndryshme?

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China