PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Uji i shiut", termi i dytë i fazave stinore sipas kalendarit bujqësor kinez
2011-06-01 15:08:09 cri komenti juaj Printoni

Sipas kalendarit bujqësor kinez, një vit ka 24 faza stinore dhe çdo fazë ka termin e saj të caktuar. Këto "faza stinore" simbolizojnë ndryshimin e klimës, sasinë e reshjeve, kohën e brymës dhe dukuri të tjera natyrore. Një vit ndahet në periudha kohore me dukuri klimatike relativisht të qëndrueshme. Termi i secilës fazë stinore është dita e parë e kësaj periudhë kohore. Nocioni i fazave stinore lindi nga vëzhgimet, eksplorimet dhe përfundimet e arritura nga populli i lashtë kinez rreth astronomisë dhe meteorologjisë. Këto faza stinore ushtrojnë ndikime shumë të rëndësishme në punët bujqësore. Sipas të dhënave statistikore, këtë sistem kalendarik me faza stinore kinezët e hartuan në vitin 104 para erës sonë. Për ta mbajtur mend më mirë, kinezët e lashtësisë kanë krijuar edhe këngë e poezi për 24 fazat stinore.

"Uji i shiut" është faza e dytë stinore pas "Fillimit të pranverës". Kjo fazë stinore, që bie më 18, 19 ose 20 shkurt sipas kalendarit ndërkombëtar, pasqyron fillimin e rënies së shiut. Dita e "Ujit të shiut" në vitin 2009 bie më 18 shkurt.

Në librin e vjetër të kalendarit bujqësor, kjo fazë stinore përshkruhet me këto fjali: "Fillon të fryjë era e lindjes, shkrin akulli e dëbora dhe nisin reshjet e shiut." Në krahinat e rrjedhës së Lumit të Verdhë, ku u krijua koncepti mbi 24 fazat stinore, kjo fazë lajmëron shtimin e lagështirës së ajrit, rritjen e sasisë së shiut dhe ngritjen e temperaturës në krahinat veriore të Kinës. Ardhja e kësaj faze simbolizon largimin e dimrit të ftohtë me dëborë dhe afrimin e ditëve me ajër të lagët, me rreze të ngrohta dielli e me shi të imët.

Një proverb kinez thotë se "Shiu i pranverës është i shtrenjtë si vaji". Për fshatarët e krahinave veriore të Kinës, shiu që bie në pranverën e hershme është me të vërtetë shumë i çmuar. Sipas të dhënave meteorologjike historike, në ditën e parë të fazës stinore të "Ujit të shiut", do të bjerë shi në pjesën më të madhe të krahinave të Kinës. Shumë proverba pasqyrojnë dashurinë e fshatarëve për këtë fazë. Për shembull, një proverb thotë se po të bjerë shi në ditën e "Ujit të shiut", bimët bujqësore rriten më mirë dhe fshatarëve do t'u sigurohen korrje të bollshme. Pas fazës së "Fillimit të pranverës", temperatura fillon të ngrihet pak nga pak, kurse me ardhjen e fazës së "Ujit të shiut", fshatarët janë të zënë me plehërimin e tokës. Faza stinore e "Ujit të shiut" është një periudhë kyçe e shërbimeve bujqësore. Në këtë periudhë, bimët bujqësore, që kanë kaluar dimrin e ftohtë dhe të thatë, duan më shumë ujë. Populli kinez është i mendimit se, nëse bie shi në këtë ditë, sasia e reshjeve në tërë vitin do të jetë relativisht e ekuilibruar.

Meqenëse Kina ka territor të gjerë, ekzistojnë ndryshime të mëdha të kushteve klimatike midis krahinave veriore dhe jugore. Në krahinat jugore, as në dimër nuk bën shumë ftohtë dhe shpesh bie shi. Por në krahinat veriore, edhe pas fazës së "Ujit të shiut", bie dëborë shpeshherë. Në përgjithësi, kur fillon faza stinore e "Ujit të shiut", temperatura në të gjitha krahinat e Kinës fillon të ngrihet dhe sasia e reshjeve rritet dalëngadalë. (Shy Guan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China