PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Çaji
2011-04-07 19:38:47 cri komenti juaj Printoni

Çaji, kafeja dhe kakao, janë ndër tri pirjet më të pëlqyera nga njerëzit në botë. Për kinezët, çaji njihet edhe si një krenari kombëtare sepse që nga zbulimi në natyrë, mbjellja eksperimentale, zgjedhja e farërave, përpunimi i gjetheve, e deri në mënyrat e përgatitjes, prodhimin e sendeve për pirjen dhe njohjen e çajit në botë, kinezët kanë dhënë kontribut të çmuar. Madje mund të themi se çaji ka dëshmuar frymën krijuese dhe punëtore të popullit kinez.

Vendlindja e çajit, ndodhet në krahinat jugperëndimore të Kinës. Sipas shënimeve historike, "bima e çajit rritej në jug, zakonisht me një gjatësi prej dhjetëra centimetrash. Por në zonat jugperëndimore si malet Ba etj., ka bimë me lartësi më të madhe dhe diametër më shumë se 1 metër."

Thuhet se njëherë paraardhësi kinez, Shen Nongshi (jetonte para më shumë se 4000 vjetësh, njihet si i pari që provoi disa bimët për të veçuar ato të ngrënshme), pasi hëngri një lloj bime helmuese, humbi ndjenjat. Pasi e mori me veten, shkuli pa dashje gjethet e një bime dhe me ta provuar, u kthjellua menjëherë, madje plot me energji. Pas kësaj, ai filloi ta përdorë këtë bimë për të mjekuar pacientët dhe kështu filloi historia e pirjes së çajit në Kinë.

Por hapi i rëndësishëm gjatë shfrytëzimit të çajit është kultivimi i bimës së çajit nga natyra në tokën e punuar. Pas eksperimenteve shumëvjeçare, kinezët përcaktuan varietete më të përshtatshme për të mbjellë çaji. Tani, bimët janë më të shkurtra, për të favorizuar mbledhjen. 

Herët para 3000 vjetëve, pasi mbreti Zhou Wuwang pushtoi krahinat jugperëndimore të Kinës, urdhëroi drejtuesit vendorë të jepnin vernik, mjaltë dhe çaj si haraç. Në dinastinë Qin (p.e.221-206p.erës sonë), çaji filloi të përhapej nga zonat jugore në krahinat veriore si Shaan Xi, Gan Su, He Nan etj. Si një produkt i çmuar, atë kohë, çaji nuk pihej nga banorët e thjeshtë. Në dinastinë Han Lindore (25-220), kur budizmi hyri në Kinë, konsumi i çajit u shtua shumë për shkak të stimulimit nervor. Murgjit budistë e përdornin çajin për t'i rezistuar lodhjes gjatë recitimit tërë ditën të teksteve fetare. Gjithashtu, malet ku ndodhen tempujt budistë zakonisht janë me klimë të butë dhe zagushi të përshtatshme për rritjen e çajit. Kështu që në malet fisnike si Tian Tai, E Mei etj., filloi që nga kjo kohë rritja e çajit. Vende të tilla nxitën edhe pirjen e çajit nga populli.

Gjatë 500 viteve që pasuan, mbjellja e çajit vazhdoi të popullarizohej edhe në krahinat qendrore dhe juglindore të vendit. Ndërsa, gjatë dinastisë Tang (618-907), çaji u bë një pije e zakonshme popullore dhe sipas shënimeve historike, çajtoret gjendeshin lehtësisht në dy anët e rrugëve. Pirja e çajit u bë e rëndësishme dhe e pamungueshme në çdo ditë të jetës së banorëve në veri të Kinës. Asaj kohe, në 50 shtete me një sipërfaqe sa 15 provinca të vendit mbillej çaji. Taksa nga çajin, zinte një pjesë të rëndësishme të të ardhurave qeveritare.

Në dinastinë Tang jetonte edhe mjeshtri më i njohur i çajit, Lu Yu. Ai shkroi një libër profesional për kulturën kineze të çajit. Në libër, Lu Yu, tregon jo vetëm prejardhjen, kultivimin, mbledhjen, përpunimin dhe përgatitjen e çajit, por edhe si të zgjidhet uji i përshtatshëm në përputhje me aromat e ndryshme të çajit. Gjithashtu ai shkroi për karakteristikat e çajit në krahina të ndryshme si dhe tregime interesante historike për të. Është një libër i hollë, por që përshkruan saktësisht dhe në mënyrë të gjithanshme pothuajse të gjitha njohuritë që kanë lidhje me kulturën e çajit në Kinë. Njerëzit e quajnë si "enciklopedia e parë për çajin".

Pirja e çajit në Kinë është jo vetëm një zakon popullor, por edhe ka zhvilluar një "kulturë" të posaçme. Është shkruar shumë për çajin. Ndërkohë, teknikët shpikën metoda të ndryshme për përgatitjen e çajit me shije më të këndshme.

Në Kinë, çaji, pas përpunimit, ndahet në disa lloje sipas ngjyrës. Për shembull ka çaj të bardhë, të verdhë, të zi, të kuq, jeshil si dhe çaj Wu Long (i gjysmë fermentuar). Secili prej tyre, ndryshon nga njëri tjetri edhe në metodat e përgatitjes dhe gjithashtu shërbehet në enë të ndryshme pirjeje. Për qindra vite, çaji ka qenë një ndër mallrat më të rëndësishme të eksportit kinez.

Nga shekulli i V-të, çaji u përhap në vende të ndryshme aziatike. Më tej, në shekullin e XVII-të në Evropë dhe Amerikë. Sapo u njoh nga të huajt, çaji nxiti pasion e jashtëzakonshëm dhe madje u kthye shpejt në modë, në gjithë botën. Si vendlindja e çajit, Kina jo vetëm eksporton produktet e gatshme, por edhe u ofron vendeve të ndryshme fidanë dhe farëra të çajit. Kështu që në Japoni, Indi, Sri Lankë, Indonezi, Rusi etj., edhe mund të rritet çaj.

(Çan Yean)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China