PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shkrepësja
2011-01-07 20:10:52 cri komenti juaj Printoni
Kina është vendi i parë në botë që ka shpikur shkrepësen. Para mbi 1500 vjetëve, në vitin 577 të erës sonë, principata Zhou e Veriut dhe principata Chen e Jugut rrethuan së bashku qytetin Ye të principatës Qi të Veriut dhe luftuan me këtë principatë. Principata Qi u përball me kërcënime nga të dy anët. Pas një kohe të gjatë, kushtet në oborrin perandorak u vështirësuan shumë, në të mungonin shumë gjëra, sidomos zjarri që përdorej për gatim dhe ngrohje. Por princeshat krijuan një gjë të re të quajtur fa zhu (ndezja e qiriut), e cila prodhohej me një copë të hollë druri, dy anët e së cilës lyheshin me sulfur të shkrirë. Pasi fërkohej disa herë në drurin e fortë, ajo mund të lëshonte shkëndija, duke prodhuar zjarr. Deri në kohën e Dinastinë Song, shkencëtari Tao Gu mbajti shënim në veprën e tij "Qing Yi" një shpikje tjetër që quhej huo cun, me kuptimin "i shkurtri i zjarrit". Në fillim njerëzit e quajtën yi guang nu, që do të thotë "prodhimtari i zjarrit". Ashtu si në shpikjen e parë, druri lyhej me sulfur të shkrirë, por pa arritur të prodhonte zjarr nëpërmjet fërkimit, ndaj më vonë njerëzit e lyen me fosfor. Kështu huo cun digjej vetë shumë thjesht, duke u bërë shkrepësja e mirëpritur shumë nga njerëzit. Faktikisht shkrepësja ka shumë emra të ndryshëm.

Në vendet e tjera, shkrepëset e lyera me sulfur u shfaqën vetëm në shekullin e 16-të, kurse shkrepëset moderne janë shpikur nga anglezët, pastaj u përmirësuan nga suedezët, duke u bërë shkrepëset e sigurta me fosfor. Kinezët i quajnë shkrepëset e shpikura nga vendet e tjera "zjarri i huaj". Në fakt, shkrepësja e parë u shpik në Kinë para mbi 1 mijë vjetëve. (Vera)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China