PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Busulla
2011-01-07 20:09:36 cri komenti juaj Printoni
Busulla është një pajisje që përdoret për orientimin në hapësirë. Struktura e busullës është shumë e thjeshtë, e ndërtuar nga magneti dhe gjilpëra, ku kjo e fundit tregon gjithmonë nga jugu.

Pika kyçe e shpikjes së busullës qëndron në faktin e zbulimit të fushës magnetike që ekziston e padukshme në hapësirë. Kjo fushë magnetike është shumë e dobët, por e mjaftueshme për të vënë në lëvizje ato sende magnetike apo gjilpërën, jo vetëm kaq, por pavarësisht nga ora, gjilpëra magnetike do të tregojë gjithmonë nga jugu. Megjithëse popujt e lashtë nuk mund ta shpjegonin arsyen e forcës magnetike, nuk dinin funksionet e poleve të tokës, ata mund ta shfrytëzonin këtë zbulim dhe kështu shpikën busullën. Sipas legjendës, një nga paraardhësit më të hershëm të kombit kinez "Shan Nong" luftoi me një udhëheqës Chi You, gjatë luftës, Shen Nong u mbulua nga mjegulla dhe u shpartallua. Shen Nong kërkoi ndihmë nga Huang Di, një udhëheqës me autoritet më të madh, Huang Di krijoi një karrocë busulle dhe ia dhuroi Shen Nongut, me të cilën ai u orientua në mjegullën që e zuri, dhe e shpartalloi Çi You-n. Por këto legjenda nuk mund të vërtetohen në ditët e sotme.

Deri në dinastinë Song të Veriut, shkencëtari i madh Shan Kuo përfytyroi dhe analizoi busullën me hollësi në veprën e tij shkencore shumë të famshme "Shënimet pranë përroit Meng Xi", vepër që u konsiderua si enciklopedia e Kinës së lashtë. Ai ka përmendur gjithashtu se Kina është vendi i parë që ka përdorur busullën për udhëtime në botë. Shpikja e busullës dhe përhapja e saj në Perëndim ka ushtruar ndikime të mëdha për lundrimin në botë, kjo konsiderohet si kontributi i madh i Kinës për njeriun. Nëpërmjet Rrugës së Mëndafshit busulla hyri në vendet arabe, më vonë hyri edhe në Evropë. Përdorimi i busullës nga evropianët nisi afërsisht nga fillimi i shekullit të 12-të. (Vera)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China