Mjekësia dhe medikamentet popullore kineze përbëjnë sistemin mjekësor me karakteristika tipike të Kinës. Për mijëra vjetë, para hyrjes së mjekësisë perëndimore në Kinë, mjekësia tradicionale kineze ka mbrojtur shendetin e kinezëve. Teoria bazë, metodat e mjekimit, sistemi i mjekimit dhe përbërja e medikamenteve kanë pësuar ndryshime të mëdha me mjekësinë dhe medikamentet perëndimore të tanishme. Deri tani, kjo mjekësi jo vetëm që është një mënyrë e rëndësishme e kinezëve në ruajtjen e shendetit, por mund të zgjidhen edhe shumë probleme të ndërlikuara mjekësore që nuk mund të gjejnë zgjidhje nga mjekësia e tanishme. Që në periudhën e Vjeshtës dhe të Pranverës të Kinës së lashtë, mjekësia popullore kineze ka krijuar bazën e përsosur teorike dhe sistemin praktik mjekësor. Baza teorike e mjekësisë popullore kineze e konsideron trupin e njëriut si një tërësi, si dhe e konsideron njeriun dhe natyrën si një tërësi, është e mendimit se sëmundjet e njeriut shkaktohen gjithmonë nga mosparja e teorisë trup-natyrë, baza teorike filozofike është "teoria e integrimit të njeriut me natyrën".
Mjekësia popullore kineze është e mendimit se njeriu ka 5 organe që quhen "Zang" , si zemër, mëlçi, veshkë, shpretkë dhe mushkëri dhe 6 organe që quhen "Fu", si stomak etj. Çdo organ ka funksionin e tij karakteristik, përveç këtyre, ka edhe lidhje të ngushta me funksionimin e ndonjë ane të qarkullimit të shendetshëm të të gjitha organeve të trupit.
Mjekësia popullore kineze përdor 4 mënyra kryesore për mjekim, të cilat janë, të shikuarit, të prekurit, të pyeturit dhe të shijuarit.
Konkretisht, shikohet për ngjyrën e lëkurës, pamjes dhe gjendjes shpirtërore, ngjyrën e gjuhës, gishtave e thonjve etj. Prekja është një mënyrë që përdoret për degjuar pulsin. Kjo është mjeshtëria e veçantë e mjekësisë popullore kineze ku mjeku vendos gishtat në kyçin e dorës së pacientit për të gjykuar shkakun e sëmundjes së pacientit sipas shpejtësisë, dhe forcës së pulsit.
Medikamentet që përdoren në mjekësinë popullore kineze përftohen në përgjithësi nga bimët, vështirësia dhe magjia e mjekësisë popullore kineze qëndron pikërisht te kjo anë, sepse çdo pacient ka sëmundje të ndryshme e recetë të veçantë. (Vera)









