Në shekullin 11-të të erës sonë, shkencëtari Shen Kuo shtjelloi hollësisht formën, funksionin dhe perspektivën e naftës në veprën e tij " Shënimet pranë përroit Meng Xi". Ai tha se në qytezën Yan u zbulua nafta, lëndë si vaji me ngjyrë të zezë dhe e shndritshme. Parashikohet se kjo gjë do të përhapet dhe shfrytëzohet gjerësisht. Ai e quajti naftën si lëngu i gurit të qytezës Yan. Shen Kuo u bë shkencëtari i parë që përcaktoi emërtimin e naftës si dhe parashikoi saktësisht perspektivën e saj.
Kina ishte vendi i parë që ka koncentruar naftë në botë. Në Dinastinë Song Verior, u krijua në qytetin Kai Feng një punishte e industrisë ushtarake. Kjo punishte u quajt punishtja për vajin që shkakton zjarr të madh, kjo tregon se në atë kohë kishte filluar përdorimi i naftës edhe në ushtri. Kina është edhe vendi i parë që hapi pusin e naftës, ka shfrytëzuar edhe së pari gazin natyror në pusin e kripës. Në shekullin e 13-të të erës sonë kinezët hapën pusin e parë të naftës. Në fundin e dinastisë Ming, në Leshan të provincës Sichuan u hap një pus me një thellësi prej mbi 100 metrash.
Në veprën shkencore të shkencëtarit të njohur në lashtësi të Kinës Song Yingxing janë ruajtur shënimet për metodat konkrete të zbulimit të naftës. Në shekullin e 16-të të erës sonë kjo vepër u përhap në Japoni, dhe në shekullin 18-të në Evropë. Në vitin 1859 dhe 1848 amerikanët dhe rusët hapën përkatësisht puse nafte. Ata e konsideruan veten si pionierë të hapjes së pusit të naftës, por në fakt pusi i parë i naftës është hapur në Kinë, qindra vjet më parë. (Vera)