PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shtypshkronja
2011-01-06 20:54:17 cri komenti juaj Printoni
Libri, letra dhe shtypshkronja janë tri shpikje të çmueshme në historinë e njerëzimit sepse kanë luajtur rol të rëndësishëm për zhvillimin e mbledhjen e fryteve të qytetërimit njerëzor, përhapjen e njohurive kulturoro-shkencore dhe në forcimin e miqësisë midis popujve të ndryshëm të botës.

Shpikja e shtypshkronjës ka qenë një proces i gjatë dhe me plot sfida. Shtypshkronja përfshin dy mënyra kryesore, cinkografinë dhe shtypjen me lastra të ndryshueshme.

Cinkografia u shpik mes dinastisë Sui dhe dinastisë Tang, d.m.th., para afro 1400 vjetëve. Kjo metodë e shtypjes doli pas shpikjes së letrës dhe bojës. Teknikët e atëhershëm gdhendnin germat mbi pllakë druri në mënyrë që të gjitha karakteret të dukeshin sipër. Më pas e lyenin pllakën me bojë dhe mbulonin me letra. Me fshirjen e furcës së butë germat shtypeshin mbi letër duke lënë gjurmë.

Në krahasim me cinkografinë, shtypja me lastra të ndryshueshme u shpik 400 vjet më vonë nga tekniku Bi Sheng. Megjithëse në kohën kur ai jetonte, cinkografia po përhapej në të gjithë vendin, Bi Shengu nuk kënaqej me këtë metodë shtypjeje. Sipas tij, kjo metodë ishte e kushtueshme duheshin shumë energji në gdhendjen e lastrave të pandryshueshme; çdo faqe e re libri kishte nevojë për një lastër të gdhendur.

Pra, pas praktikave dhe eksperimenteve të panumërta, Bi Shengu gjeti rrugën për prodhimin e lastrave të ndryshueshme prej balte, e cila i lehtësoi teknikët nga gdhendja e pandërprerë të lastarve.

Edhe pas 1000 vjetëve, si teknika e përparuar në shtypje, stereotipia që shfrytëzohet gjerësisht në botë, është ende e njëjtë në parim si shpikja e Bi Shengut.

Autori Shen Kuo shkruan në librin e tij, "Meng Xi Bi Tan": "Me shpikjen e Bi Shengut, mund të shpypen dhjetëra qindra libra brenda një kohe shumë të shkurtër me një shpejtësi mahnitëse".

Pas Bi-së, teknikët e tjerë zhvilluan dhe e përsosën vazhdimisht shtypjen me lastra të ndryshueshme. Ata i ndryshuan lastrat prej balte në ato druri dhe përmirësuan metodat konkrete të shtypjes, duke përmirësuar efektivitetin dhe kohën e përdorimit të lastrave.

Më së shumti, shtypshkronja me lastra të ndryshueshme u përdor gjatë vitit 1773, në dinastinë Qing. Për të ruajtur sa më shumë vepra në fusha të ndryshme, perandori Qian Long, urdhëroi funksionarët t'i grumbullonin e t'i shtypnin nëpër libra të zgjedhur. Për këtë teknikët prodhuan mbi 250 mijë germa prej druri. Me anën e tyre u shtypën mbi 138 seriale librash, duke përfshirë mbi 2300 kopje. Shpikësit e mëvonshëm kinezë në vitin 1488, filluan t'i prodhonin gërmat prej bronzi dhe më tej në fillimn të shekullit të 16-të prej plumbi.

Në shekullin e 14-të, shtypja me lastra të ndryshueshme u përhap në Kore dhe Japoni. Rreth vitit 1450, shpikësi gjerman Johanes Gutenberg prodhoi formën fillestare me germa plumbi sipas teorisë së Bi Shengut.(Zana)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China