Gongshu Ban nuk ka bërë vetëm balona të thjeshta, por edhe balona për qëllime ushtarake. Sipas shkrimeve historike, Gongshu Ban hetoi qytetet e principatës Song me "shqiponjë prej druri". Kurse në vitin 549 të erës sonë, shpërthyen trazirat në Dinastinë Liang Jugore, dhe pallati perandorak u rrethua, shërbyeset krijuan "shqiponjat prej letre" dhe i ngritën ato jashtë oborrit perandorak për të kërkuar ndihmë. Kjo ishte hera e parë e përdorimit të balonës prej letre për dërgimin e informacioneve ushtarake.
Emri "balona" është krijuar nga funksionari i dinastisë Han Li Ye, ai ka qenë zhvilluar garë në oborr perandorak me shqiponja prej letre, në kohën e shqiponjës prej letre ai përsosi me një fyell, kur fryn erë, fyelli cicëron si instrument me tela "Zheng", prandaj quhet edhe " Fëng Zheng ", domethënë "Zhëng në erë".
Në dinastinë Ming kishte një lloj balone në formën e shqiponjës, mund të mbante eksploziv dhe të fluturonte në kampet e armiqve, në këtë mënyrë përdorej balona në fushën ushtarake, në të njëjtën periudhë kishte edhe një lloj balone që mund të përcaktonte shpejtësinë e erës, dhe kjo ishte mënyra tjetër e përdorimit të balonës në fushën shkencore. Në Muzeun Shtetëror Hapësinor të Uashingtonit të SHBA-së është një tabelë, ku shkruhet se mjeti më i hershëm i fluturimeve është balona dhe raketa e Kinës.
Funksioni i balonës u shndërrua nga ai për qëllime ushtarake në ato argëtuese në mesin e periudhës së dinastisë Tang. Më vonë balona kaloi edhe në vendet të ndryshme të Azisë dhe të botës arabe duke u bërë mjet argëtues dhe tradicional për shumë vende. (Vera)