Tërmeti i ka shkaktuar njerizimit katastrofa të panumërta gjatë viteve. Për të shpëtuar jetën e njerëzve në zonat e prekura nga kjo fatkeqësi, Zhang Hengu, mendoi të shpikë një pajisje, e cila jo vetëm mund të raportonte tërmetin që binte në një distancë të largët, por edhe mund të njoftonte në një shkallë të lartë, nëpërmjet zbulimit të valës së vogël, të nxjerrë nga lëkundjet e thella nëntokësore. Por si e realizoi këtë?
Thuhet se një herë, kur Zhang Heng ecte në rrugë me karrocë me kuaj. Karrocieri hasi një pengesë dhe tërhoqi papritur frerët, çka e bëri z. Zhang, gati të derdhej nga karroca për shkak të shtytjes. Menjëherë një ide i shkoi ndërmend Zhang Hengut: në qoftë se kapet dhe zmadhohet forca e valës të vogël të shkaktuar nga graviteti i lëkundjes së tokës, mbase ishte e mundshme të tregohej më parë rënia e tërmetit?
Në bazë të këtij mendimi, z. Zhang shpiku një sizmograf në formën e një fuçie prej bronzi me një diametër prej 1.7 metrash, mbi sipërfaqen e të cilit vendosen 8 dragonj drejt 8 orientimeve që mbajnë nga një top bronzi në gojë. Poshtë dragonjve, janë 8 thithëlopa me gojë të hapur. Por për çfarë përdoren?
Funksioni i sizmografit mbështetej kryesisht mbi 8 leva, të cilat lidhnin kokat e 8 dragonjve në një anë dhe 8 topa bronzi në gojët e dragonjve në anën tjetër. Kur ndiente lëkundje nga një drejtim i posaçëm, leva përkatëse do të shtynte topin të dilte nga goja e dragoit e të binte në gojën e thithëlopës së "ulur" poshtë. Kështu që njerëzit mund të mësonin se në cilin drejtim do të kishte një tërmet.
Sipas shënimeve historike, ky sizmograf ishte vendosur në kryeqytetin perandorak, qytetin Luo Yang dhe disa herë kishte bërë parashikime të sakta për tërmetet. Për shembull, në vitin 138, dragoi në drejtimin perëndimor hapi gojën, çka do të thoshte se në këtë orientim ndodhi ose do të ndodhte një tërmet. Pas disa ditësh, erdhi lajmi se në provincën Shaanxi, pra, në perëndim të kryeqytetit, ra tërmet. Njerëzit e admiruan funksionimin magjik të sizmografit të Zhang Hengut dhe madje perandori e urdhëroi sekretarin të shënonte orientimet e rënies së tërmetit sipas tregimit të sizmografit. Ndërsa, në vendet e huaja jashtë Kinës, deri në shekullin e 13-të në Perandorinë Persiane për shembull, u shpikën sizmografë të tillë që shfrytëzuan teorinë kineze.(Çan Yean)