PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Metalurgjia dhe prodhimi i mjeteve prej hekuri
2011-01-05 20:51:37 cri komenti juaj Printoni
Metalurgjia dhe teknologjia për prodhimin e mjeteve prej hekuri, kanë domethënie të madhe në Kinën e lashtë. Përdorimi i mjeteve prej hekuri, jo vetëm përmirësoi jetën e njerëzve, por edhe ngriti aftësinë prodhuese të shoqërisë së atëhershme kineze.

Sipas dëshmive arkeologjike që u zbuluan në shekullin e 20-të, para 2500 vjetëve, prodhimi i mjeteve prej hekuri ishte një nga zejet më të zhvilluara dhe arriti kulmin 300 vjet më vonë. Zbulimet e njëpasnjëshme arkeologjike, vërtetuan zhvillimin e pandërprerë të teknikave metalurgjike kineze për shkrirjen e çelikut, Në atë kohë Kina kishte teknikë më të përparuar se shume vende të tjera.

Teknika e shkrirjes e hekurit u shpik së pari në Azinë Qendrore. Por për shkak se njerëzit e atëhershëm nuk ishin në gjendje të prodhonin furra shkrirjeje me temperaturë mjaft të lartë, ata mund të kishin vetëm hekur me pastërti të ulët, që përftohej pas shkrirjes fillestare të xeherorit. Kështu që hekuri i prodhuar me këto teknika nuk ishte aq i fortë si ai që njohim.

Por, pasi mësuan rëndësinë e hekurit, kinezët filluan ta përmirësonin teknikën metalurgjike. Deri në shekullin 5 para erës sonë, Kina u bë vendi i parë që zotëroi teknikat e përsosura metalurgjike dhe shpiku furën e përparuar për shkrirjeje e hekurit. Pas 200 vjetëve, në punishtet shtetërore u përsos edhe më mirë kjo teknikë. Me të mund të prodhoheshin shumë mjete hekuri njëherësh.

Si u arrit deri këtu? Pika kyçe qëndron te helika që furnizon me oksigjen furën gjatë shkrirjes. Teknikët përmirësuan helikën, duke ndryshuar materialin e strukturën përbërëse të saj dhe ngritën vëllimin e oksigjenit që hynte në furë. Madje ata lidhën disa ventilatorë bashkë. Kështu që shtimi i oksigjenit ndihmoi në rritjen e shpejtë të temperaturës së brendshme të furrës. Temperatura mbi 1200 gradë celsius shërbente vetëm për shkrirjen e xeherorit. Sipas shënimeve historike, thonë se kur punishtet kombëtare në Kinë para 2000 vjetëve filluan të funksiononin, mbi 100 kuaj ishin duke tërhequr litarët për lëvizjen e helikave gjigante dhe qindra burra të fuqishëm transportonin xeheror nëpër furrat e shkrirjes.

Por me shtimin e kërkesës për mjete hekuri, nuk mjaftonin më as forca njerëzore e as ajo e kafshëve. Kështu mjeshtrit shpikën helikën që shfrytëzonte energjinë e ujit. Siç thotë libri Nong Shu (Libri i Njohurive Bujqësore), shkruar para 800 vjetëve, teknikët vendosnin rrota të mëdha prej druri në lumë dhe nëpërmjet forcës së rrymës së ujit, rrota rrotullohej dhe vinte në punë helikën që furnizonte me oksigjen furrat e shkrirjes. Kështu që energjia e ujit shndërrohej në energji mekanike dhe ndihmonte për të shpejtuar shkrirjen e hekurit.

Sipas burimeve historike, gjendja mekanike, përcjellja dhe funksionimi i helikave në Kinën e lashtë, kanë arritur nivel të përsosur. Ndërkohë, helikat që shfrytëzojnë energjinë e ujit u shfaqën për herë të parë në Evropë në shekullin e 12-të.(Çan Yean)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China