PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rritja e krimbit të mëndafshit dhe endja e tij
2011-01-05 20:35:55 cri komenti juaj Printoni
Rritja e krimbit të mëndafshit është një shembull i suksesshëm i shpikur nga popujt e lashtë të Kinës që shfrytëzon krimbin t'i shërbente njeriut. Sipas legjendës, bashkëshortja e paraardhësit të kinezëve Huang Di Luo Zu, ishte e para që ushqente krimbin e mëndafshit me gjethe mani. Këtë teknikë ajo ua mësoi edhe banorëve të thjeshtë. Në fakt krimbi i mëndafshit ka qenë i egër dhe hante kryesisht gjethe të manit. U desh një kohë e gjatë përpara se njerëzit ta zbusnin krimbin e mëndafshit dhe të prodhonin mëndafsh prej tij. U deshën plot pesë mijë vjet për ta zbutur krimbin e mëndafshit. Arkeologët zbuluan në Shan Xi, vezë të krimbit të mëndafshit, që datonin përpara 5 mijë vjetësh, pikërisht nga periudha neolitike.

Ndërkohë në epokën e gurit, në Zhe Jiang të Kinës Jugore, u zbuluan copa të mëndafshit dhe vende të prodhimit të tij, të cilat datonin plot 4700 vjet më parë. Të dhëna dhe shkrime për krimbin e mëndafshit, janë zbuluar të shkruara mbi kocka; janë fjalë që kanë lidhje me krimbin e mëndafshit si për shembull krimb, mëndafsh, copa e mëndafshit pema e manit etj. Gjithashtu nëpër shënime gjenden edhe shkrime mbi mënyrën e rritjes së insektit, gjë që tregon se rritja e krimbit të mëndafshit ka hyrë në jetën e përditshme të banorëve. Ndaj mund të themi se mëndafshi zinte një vend shumë të rëndësishëm në jetën e njerëzve.

Në lashtësi kinezët kanë përvetësuar shumë mënyra për ushqimin e krimbit të mëndafshit. Ideologu i njohur Xun Kuang, i ka studiuar hollësisht mënyrat e ushqimit të krimbit të mëndafshit. Kështu në një vepër të tij thuhet se pas gjumit për 3 herë, krimbi i mëndafshit lëshon vezët. Në një libër tjetër, shkruar para 2 mijë vjetëve, shpjegohet për dezinfektimit vezëve që lëshon krimbi i mëndafshit.

Zhvillimi i rritjes së krimbit të mëndafshit ka nxitur përparimin e teknikës së endjes të mëndafshit. Kështu janë formuar teknika të posaçme për prodhimin e materialit. Mjeshtrit e kohës kishin teknika të përparuara të ngjyrimit, duke e sjellë mëndafshin me ngjyra të larmishme. Materiali u pëlqye shumë nga perandorët dhe femrat e kohës, ndaj ai përdorej për veshjen e dhe zbukurimin e tyre. Pasi Zhang Qian, u dërgua në vendet fqinje në perëndim të Kinës së atëhershme, edhe mëndafshi u bë produkti kryesor i tregtisë.

Rruga e mëndafshit që është zgjatur prej mbi mijëra kilometrash dhe mijëra vitesh, ishte kanali më kryesor i shkëmbimit të Kinës së lashtë me botën. Kjo rrugë ka shtuar edhe vitalitetin për nxitjen e zhvillimit të kulturës dhe të ekonomisë në Kinën e lashtë.

Për të gjitha vendet e botës që rrisin krimbin e mëndafshit, mjeshtëria e tyre është trashëguar drejtpërdrejt ose nëpërmjet Kinës. Para mbi 3000 vjetëve, mjeshtëria e rritjes së krimbit të mëndafshit është trashëguar në Korenë e Veriut, para 2000 vjetëve në Japoni dhe Vietnam; më vonë në Azinë Qendrore, Evropë dhe Amerikën Jugore.

Kinezët jo vetëm janë shpikësit e ushqimit të krimbit të mëndafshit, të mjeshtërisë së endjes, por edhe e kanë ruajtur pozicion progresiv në këtë fushë. Ai është krejtësisht kontribut i madh i Kinës për njeriun. (Vera)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China