
Njëherë, shtetasi i zakonshëm He Shi gjeti një gur shumë të madh të çmuar në malin Çushan dhe ia dhuroi me gëzim mbretit Çu Li-vang. Mbreti i porositi mjeshtrit gurgdhendës ta vlerësonte, por mjeshtri tha se ishte një gur i zakonshëm. Sipas ligjit përkatës të shtetit Çu, kush mashtronte mbretin, do të dënohej me prerjen e putrës së një këmbe, prandaj He Shi humbi putrën e këmbës së majtë.
Pasi vdiq mbreti Li-vang, erdhi në fuqi mbreti Vu-vang. He Shi mori atë gur të çmuar, shkoi duke ecur çalë-çalë me një bastun dhe ia dhuroi mbretit Vu-vang. Mbreti i porositi po atij mjeshtri ta vlerësonte atë gur të çmuar, por mjeshtri prapë tha se ishte një gur i zakonshëm. Kështu që, He Shi humbi edhe putrën e këmbës së dhjathtë.

Pas disa vjetësh, vdiq edhe mbreti Vu-vang, erdhi në fuqi mbreti Ven-vang. He Shi, duke mbajtur në gji gurin e tij të çmuar, u zvarrit mezi në rrëzë të malit Çushan dhe vajtoi me të madhe. Ai vajtoi tri ditë e tri net me radhë, derdhi lot, loti mbaroi dhe ai filloi të derdhte gjak nga sytë.
Mbreti Ven-vang mori vesh dhe dërgoi njeri për të pyetur pse vajtonte aq i pikëlluar. He Shi tha: "Unë vajtoj jo sepse i kam humbur putrat e të dy këmbëve, por sepse një gur i çumuar u konsiderua si gur i zakonshëm dhe një shtetas besnik u konsiderua si mashtrues." Mbreti Ven-vang i porositi mjeshtrit gurgdhendës të përpunonte atë gur. Mjeshtri fërkoi dhe hoqi shtresën e jashtme dhe pa se ishte me të vëretë një gur shusmë i çmuar. Për të shprehur respekt për He Shiun, mbreti Ven-vang i shtetit Çu e emërtoi atë gur të çmuar si "Smeraldi He Shi".









