PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zou Ji
2010-06-16 20:22:48 cri komenti juaj Printoni

Në kohën e principatave, Zou Ji ishte një djalosh i pashëm i njohur i principatës Qi.

Në vitin 356 para erës sonë, Qi Huangong vdiq dhe i biri Qi Weiwang u ngjit në fronin e mbretit.

Pasi erdhi në fuqi, Qi Weiwang i la mënjanë çështjet e shtetit dhe luante çdo ditë, sidomos ishte i zhytur në interpretimin e veglës muzikore me tela. 9 vjet kaluan pa u ndier, principata Qi shkonte gradualisht drejt rrënimit dhe jeta e banorëve ishte shumë e vështirë, kurse principatat e tjera panë se Qi Weiwang ishte aq i pamend dhe ndërhynin njëra pas tjetrës. Principata Qi u shpartallua herë pas here në luftë.

Pasi dëgjoi këto, Zou Ji deshi ta ndryshojë gjendjen e vendit. Ai u hoq si një muzikant i talentuar dhe vizitoi mbretin Qi Weiwang. Në fillim ai e vlerësoi shumë lart mjeshtërinë e mbretit në instrument. Qi Weiwang u gëzua shumë dhe e urdhëroi Zou Ji-në të interpretojë një melodi. Por Zou Ji u ul pranë veglës muzikore me tela dhe nuk bëri asgjë.

Qi Weiwang u çudit shumë dhe e pyeti: "Përse nuk i bie?"

Zou Ji qeshi: "Po ju mësoj!"

Qi Weiwang u mërzit shumë: "Ti po më gënjen?" Zou Ji iu përgjigj: "Mbret, ju jeni në post të rëndësishëm dhe keni në dorën tuaj fatet e vendit, por ju keni lënë mënjanë çdo gjë, veç instrumentit, tamam siç meje. Vendi ynë është pikërisht si një instrument muzikor me tela, por 9 vjet kanë kaluar, ju nuk i keni rënë asnjëherë, madje principatat e tjera na kanë ndërhyrë. Mendoj se asnjë banor i vendit tonë nuk deshi të shkojë.

Pasi dëgjoi të gjitha këto, Qi Weiwang i kuptoi mendimet e Zou Ji-së. Mbas kësaj ai e ftoi Zou Ji të bëhet funksionar i lartë, edhe principata Qi u bë shumë e lulëzuar. (Vera)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China