Princesha Yang lindi në një familje funksionari. Ajo ishte jo vetëm e bukur, por edhe shumë elegante dhe mësoi shumë mirë këngët e vallet, duke u pëlqyer shumë nga perandori i dinastisë Tang Li Longji.
Sipas historisë, Yang Yuhuan-i ka qenë princesha e djalit të perandorit Tang Xuanzong, princit Li Mao, por Tang Xuanzong-u e grabiti atë nga dora e të birit nëpërmjet mënyrës me hije. Në vitin 227 të erës sonë princi Li Mao u dashurua me Yang Yuhuan-in me të parë dhe, me kërkesën e nënës së Li Maos, Tang Xuanzong-u i dha një notim dhe e bëri Yang Yuhuan-in princeshë të princit Shou Wang. Pas dasmës çifti jetoi në lumturi, por në atë kohë Tang Xuanzong-u nuk e kishte parë Yang Yuhuan-in ende.
Tang Xuanzong-u e pa Yang Yuhuan-in pas 5 vjetëve dhe u tërhoq thellësisht nga bukuria e saj. Në atë kohë Yang Yuhuan ishte e martuar me Li Mao afro pas viteve. Por Tang Xuanzong-ut nuk e mori parasysh këtë, ai bëri një plan të ndërlikuar për ta shtënë Yang Yuhuan-in në dorë. Së pari, ai dha një urdhër që të kërkojë lutje për nënën e tij, dhe e çoi Yang Yuhuan-in në manastir, ku ajo u bë murgeshë me emrin Tai Zhen, pastaj Yang Yuhuan iku nga rezidenca e princit dhe jetoi në pallatin Tai Zhen. Më vonë, Tang Xuanzong-u i dhuroi vajzën e funksionarit Wei Zhaoxun princit Li Mao dhe e bëri princeshë. Pas 5 vjetëve Yang Yuhuan mbushi afatin e saj si murgeshë, Tang Xuanzong dha një urdhër dhe e priti Yang Yuhuan në pallatin perandorak, më pas e shpalli perandoreshë dhe jetoi me të.
Kjo gjë e lëndoi thellë princin Li Mao, por ai nuk guxoi të fajësonte të atin, perandorin.
Megjithëqë Tang Xuanzong u martua me Yang Yuhuan-in, kjo ende nuk ishte një gjë e nderuar. Ai nuk guxoi ta bënte Yang Yuhuan-in kryeperandoreshë, fund për fund ai grebi nusen e birit, duke shkelur moralin e kohës. Në dinastinë Tang zakonet e popullit ishin shumë të hapura, por ende nuk mund të pranoheshin shkeljet e zakoneve tradicionale. Li Mao nuk guxoi të shprehte zemërimin e vet, por fshehurazi ai kishte pakënaqësi të madhe. Tang Xuanzong mendoi se, po ta shpallte Yang Yuhuan-in kryeperandoreshë, do ta acaronte Li Maon dhe ndoshta ky do ta tradhtonte. Tang Xuanzong-u e pëlqente shumë Yang Yuhuan-in dhe i dha të gjitha ç'mund t'i jepte, të gjithë të afërmit e saj u emëruan si funksionarë të lartë, madje ndërkohë në popull u përhap zakoni që t'u kushtohej rëndësi femrave. Të afërmit e Yang Yuhuan-it që u emëruan funksionarë në pallatin e perandorit, u bënë një forcë e madhe politike, duke ushtruar ndikim të madh mbi qëndrueshmërinë shoqërore. Për të gjitha këto arsye, Tang Xuanzong-u nuk e bëri Yang Yuhuan-in kryeperandoreshë.
Megjithëse Yang Yuhuan-i ishte shumë e bukur, ajo kishte edhe një të metë: i mbanin erë sqetullat, prandaj lahej shpesh. Ndërsa bukuria e saj ka një veçori: Yang Yuhuan-i ishte shumë e mbushur dhe ky është tipari më i veçantë i bukurisë së saj.
Për ndarjen nga jeta të Yang Yuhuan-it ka disa gojëdhëna. Së pari thuhet se ajo vdiq me varje në moshën 38 vjeçe. Në fund të dinastisë Tang, ushtarët shpërthyen një trazirë dhe i kërkuan Tang Xuanzong të vrasë Yang Yuhuan-in. Tang Xuanzong u detyrua të japë urdhër që Yang Yuhuan-i të varet në një pemë dardhe.
Kanë edhe disa gojëdhëna të tjera, si për shembull që Yang Yuhuan-i vdiq gjatë trazirës së ushtarëve, që ajo emigroi në Japoni, që u braktis në kontinentin amerikan etj.