Sipas asaj që thuhet, bukuria e vet nuk e ngjiti Song Yu-në në ndonjë post të lartë administrativ, por ai ishte shumë pa fat, tërë jetën nuk u bë dot funksionar i lartë, madje as sugjerimet e tij nuk u pranuan nga perandori. Por ai nuk hoqi dorë nga kërkimi dhe ua kushtoi të gjitha forcat krijimit të veprave, duke shkruar njëkohësisht dhe shumë artikuj të bukur.
Në një artikull të njohur të tij, Song Yu ka përfytyruar një figurë që quhet "Deng Tuzi". Ky emër përdoret deri më sot për ata njerëz që e duan shumë bukurinë e femrave. Në atë artikull thuhet se një funksionar që quhej Deng Tuzi, i foli shumë fjalë të këqija perandorit për Song Yu, duke i thënë se ai tha ishte i pashëm dhe i talentuar në debat, por i pëlqenin shumë femrat e bukura, prandaj më mirë të mos e pranonte atë në oborrin perandorak. Perandori e pyeti Song Yu-në për fjalët e Deng Tuzi-t, por Song Yu iu përgjigj kështu: "Kam lindur kështu, me pamje të hijshme; jam i shkathët në debat, sepse kam mësues të mirë; sa për femrat e bukura, unë nuk kam hije. Ndër të gjitha bukuroshet e mbarë vendit, asnjë prej tyre nuk mund të krahasohet me vajzën e fqinjës sime, pikërisht një vajzë aq e bukur më ka kërkuar e më ka shikuar fshehurazi nga muri prej disa vjetësh, por unë nuk e pranova atë të shkëmbejë me mua. Por ai Deng Tuzi është në mënyrë tjetër, gruaja e tij ka pamje të shëmtuar, veshët janë të vogla, dhëmbët të parregullta, por edhe kështu ai ka lindur pesë fëmijë me të. Prandaj unë kërkoj nga perandori që të kontrolloni me vëmendje, kush është më lapërdhar?!"
Kështu zgjuarsia e tij jo vetëm ka strehuar nga një fatkeqësi, por edhe la shprehjen "Deng Tuzi" për lapërdharin. (Vera)