Kur e dëgjoni këtë ndoshta nuk mund ta besoni, por kjo është e vërtetë, megjithëse procesi i zhvillimit nuk ishte aq i lehtë. Ai u dashurua me një femër të veçantë, gjyshja e mbretit të atëhershëm Song Zhaogong, Zonjën Wang Ji. Pasi i vdiq burri, Wang Ji mori në dorën shtetin, i biri dhe nipi që hipën në fuqi ishin vetëm kukulla.
Në kohën e pranverës dhe të vjeshtës mreti Song Zhaogong e donte shumë gjuetinë. Pasi u kurorëzua mbret, ai nuk kishte besim tek funksionarët e rëndësishëm të oborrit perandorak dhe nuk e përshëndeste zonjën Wang Ji. Marrëdhëniet me të afërmit e tij ishin të largëta, por ai pëlqente vetëm gjuetinë dhe çdo ditë kënaqej duke gjuajtur. Por princi Song Wengong ishte më i mirë se vëllai i tij, të paktën, ai ishte shumë i pashëm.
Përveç pamjes së bukur, ai kishte edhe talente të tjera të kontrollit të shtetit. Në kohën e mretit Song Zhaogongut, ndodhi uria e madhe, Song Wengong kontribuoi me të gjitha drithërat e depos së tij për të shpëtuar banorët e varfër. Çdo i moshuar mbi 70 vjeç mund të merrte ushqime dhe veshje çdo muaj. Ai dërgoi edhe funksionarë për të shkuar në shtëpitë e të moshuarve për t'i vizituar.. Ai grumbulloi çdo njëri me talent në shtëpinë e tij dhe e ushqeu. Çdo muaj ai i dërgonte dhurata të çmuara funksionarëve të rëndësishëm.
Në vitin e 8-të të mbretërimit të Song Zhaongongut, pati përsëri uri të madhe, drithërat e depos së Song Zhaogongut ishin shpërndarë dhe depoja ishte bosh, ndërkohë që zonja Wang Ji e ndihmoi princin Song Wengong me pasuri të oborrit mbretëror, për t'u shpërndarë ndihma banorëve të varfër. Kështu të gjithë njerëzit donin që Song Wengong të bëhej mbreti i tyre.
Një vit më vonë, Song Zhaogong doli për gjueti. Ky ishte një rast i mirë për zonjën Wang Ji. Ajo dërgoi vrasës për të vrarë mretin Song Zhaogong dhe e inkurajoi Song Wengong, të dashurin e saj të pashëm që të shpallej mbret. Kështu që u realizua historia që ai u bë mbreti ngaqë ishte i pashëm. (Vera)