Zi Du është një figurë e lashtësisë kineze që ka jetuar para 2500 vjetëve. Për shkak të simpatisë së jashtzakonshme, në përmbledhjen e parë të poezisë kineze "Libri i Vjershave" (shek.11 para erës sonë - shek.6 para erës sonë) ka një poezi edhe për të. Në këtë poezi thuhet se "një vajzë e bukur la një takim me të dashuarin e saj të pashëm. Ndërsa, priti për një kohë të gjatë, nuk erdhi Zi Du (këtu Zi Du përfaqëson djalosh simpatik), por një njeri aspak i këndshëm".
Por, në fakt, Zi Du kishte edhe talent ushtarak dhe shërbente në principatën Zheng (806 para erës sonë - 375 para erës sonë) si një funksionar i lartë. Por në krahasim me burrat e njohur në Kinën e lashtë që jua njohim historinë, Zi Du nuk ishte aq i bukur nga brenda sesa ishte në pamje e jashtme. Ishte një njeri mendje-ngushtë dhe bëhej lehtë xheloz për njerëz të tjerë.
Një herë, governatori i principatës Zheng, Zheng Zhuanggong planifikoi të sulmojë një principatë fqinje dhe për të nxitur shpirtin e ushtrisë zhvilloi një parakalim ushtarak në kryeqytet. Gjenerali veteran Yin Shukao d
he Zi Du, të dy funksionarë, u grindën me njëri-tjetrin për një karrocë ceremoniale ushtarake. Yin-i, duke qenë se ishte i moshuar, nuk preferoi të ndeshej, kështu që ai mbajti papritur karrocën dhe vrapoi me gjithë fuqinë që kishte. Ndërkohë, Zi Du gjeti shpatën e vet, por s'mund ta ndiqte dot sepse Yin ishte larguar shumë.
Për shumë njerëz, kjo ishte një gjë e madhe. Por për Zi Du këtu lindi fara e
urrejtjes.
Pas dy muajsh, filloi lufta midis principatës Zheng dhe principatës Xu. Kur ushtria e Zheng-ut shpartalloi trupat armike deri në portën e kryeqytetit të Xu-së. Yin Shukao, si një nga komandantët, u ngjit nëpërmjet shkallës në murin e qytetit. Në këtë moment, kur Yin-i ishte shumë afër fitores, Zi Du i shkoi ndërmend të merrte hak. Në gjendjen e kaosit, Zi Du nxorri një shigjetë nga shporta dhe shënjestroi Yin-in.
Yin ra nga muri dhe vdiq tek porta e qytetit. Por, për fat të mirë, veprimi egoist i Zi Du-së nuk solli pasojë fatale për këtë betejë. Një gjeneral tjetër nuk e vuri re se Yin-i u vra nga Zi Du, por mendoi se ai u vra nga ushtarët armiq. Mës pas, ai kapi menjëherë flamurin e ushtrisë dhe i udhëhoqi ushtarët të vazhdonin luftimin deri kur u futën në këtë qytet.
Kështu që trupat e Zheng-ut pushtuan principatën Xu dhe që nga kjo kohë, "shigjeta në hije" përdoret për të përshkruar një veprim të turpshëm, si ai i Zi Du-së, kur sulmon dikë me mjete të "fshehura" ose tinëzisht.
(Çan Yean)