PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ji Kang
2010-05-19 10:45:12 cri komenti juaj Printoni

Ji Kang(223-262), është një shkrimtar, ideologjist dhe muzikant i lashtësisë kineze para 1800 vjetëve. Por, përveç titullit si shkrimtar i shkëlqyer, ai njihet nga kinezët edhe për simpatia e veçantë. Ji Kang i gjatë (mbi 1.8 metra para 1800 vjetëve), i pashëm me gjestura dhe hije të jashtëzakonshme përshkruhet në disa libra të atëhershëm, duke u vlerësuar si flladë të këndshme. Madje thuhet se një herë, kur ai ishte duke ecur në shtegun e malit, druvari mendoi gabimisht se ishte shënjtor.

Ji Kangut pëlqente shumë muzika dhe kishte studim të thellë në këtë drejtim. Përveç kompozimit, ai dinte t'i bjerë veglës muzikore tradicionale kineze me tela Qin. Ai mendoi se thelbi i zërit është "harmoni", d.m.th., melodia që pasqyron harmoninë e botës është më e mirë.

Si një shkrimtar, muzikant dhe ideologjist i njohur, Ji Kang nuk kishte dëshirë të bëhej funksionar. Ai preferoi të harxhonte shumë kohë për prodhimin e mjeteve hekuri. Lidhur me këtë, ka shumë tregime përkatëse:

Gjenerali Si Maozhao dëshiroi ta merrte si sekretar për punën e shkrimit, Ji Kang refuzoi dhe u zhvendos në krahinë tjetër së bashku me familjen e vet.

Një vit, miku i tij Shan Tao iu ngrit posti dhe i propozoi Ji Kang si kandidat për vendin e tij të mëparshëm. Por, Ji Kang shkroi menjëherë "letrën për t'u ndarë me Shan Tao", duke shprehur kundërshtim.

Funksionari i lartë ushtarak Zhong Hui dëshiroi ta njohë Ji Kangun dhe përgatiti dhurata të shumta për të. Mirëpo, kur mbërriti shtëpinë e tij, Ji Kang e shpërfilli, duke mos i hedhur asnjë sy, veç përqëndrohej për prodhimin e mjeteve hekuri.

Edhe për këtë arsye, ai krijoi shumë armiq në qeveri të atëhershme.

Përse bëri kështu? Sepse Ji Kangu nodhej në një periudhë luftarake historike dhe ai pa nga afër korrupsion dhe dobësi e dukshme të qeverisë. Prandaj, nuk dëshiroi të "shkrihej" me ta.

Ji Kang dinte ta interpretonte melodinë e lashtë "Guangling San", në të cilën vlerësohet veprimi i një heroit që vrau mbretin për të marrë hakmarrje në emrin e të atit të vdekur. Pra, nëpërmjet kësaj veprës muzike, Ji Kang shprehu mendimet kundër gjendjes së egërt në qeveri.

Por, talenti i jashtëzakonshëm dhe qëndrimi kundër qeverisjes i vunë Ji Kangun në rreziq të mëdhenj. Me akuzat dhe propozimin e disa armiqve të tij, vitin 262, funksionari Si Mazhao dha urdhër ta dënonte me vdekje.

Në fushën e zbatimit të ekzekutimit, 3 mijë studentë të shkollës mbretërore i kërkuan qeverisë të falë Ji Kangun, këtë shkrimtar, ideologjist dhe muzikant të madh patriotik. Por, të gjitha këto u vërtetuan si përpjekje pa vlerë. Para mijërave banorëve që e përcollën, Ji Kang paraqiti lutjen e fundit dhe interpretoi melodinë "Guangling San". Një figurë e madhe vdiq në moshën 39 vjeçare.

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China