PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Princi Lanling
2010-05-19 10:38:36 cri komenti juaj Printoni

Princi Lanling, (541-573) quhet Gao Changgong, i cili ka qenë gjeneral i shkëlqyer në historinë kineze. I ati është biri më i madh i mbretit Gao Huan të dinastisë Qi i Veriut (550-577). Simpatia e princit Lanling shënohet në libra të ndryshëm, në të cilët përshkruhen bukuria, hijet, zëri, karakteri, guximi dhe talenti i kësaj figure të jashtëzakonshme.

Por, pamja e pashme nuk i solli Gao-së të mira por u bë të metat e tij. Përse? Dinastia e Qi të Veriut gjendej në një periudhë ndërluftarake, pasardhësit e familjes mbretërore ose të aristokrate duhet të testohen nga lufta. Por, një gjeneral i bukur si femër shpesh u jepte rivalëve përshtypje për ta buzëqeshur. Për këtë arsye, Princi Lanling e detyroi zejtarët të prodhonin një mask. Sa herë kur doli për luftim, ai e vuri këtë mask të egër për të trembur armiqtë.

Pasi mbuloi fytyrën e bukur me një mask të tillë, Princi Lanling shfrytëzoi plotësisht talentin e tij ushtarak në beteja të shumta.

Për shembull, në vitin 564, kombi Turkistan dhe një mbretëri fqinje ndërmorën sulme kundër Qisë së Veriut. Qyteti kryesor Luo Yang u rrethua nga 100 mijë ushtarë. Mbret Wu Cheng dërgoi trupat për ta shpëtuar. Mirëpo, pas pë

 

rpjekjeve prej disa herësh, ushtria armike shpartalloi repartet e ndihmës. Në këtë gjendje të rrezikshme, Princi Lanling, i cili sapo u emërua si udhëheqësi i ri hipi në kalë, veshur me koracë, duke mbajtur shpatë të mbrehtë, drejtoi 500 kalorës më të mirë dhe u futën në qendër të ushtrisë armike. Nën drejtimin e Lanlingut, këta ushtarë luftuan deri në këmbin e portës së qytetit. Trupat mbi murin e qytetit, që u rrethuan për disa dita, nuk guxuan të hapnin hyrjen në një gjendje me rrëmujë. Por, kur princi Lanling hoqi nga fytyra maskun dhe ata dalluan menjëherë këtë gjeneral të mbretit. Ata brohoritën me zë të lartë dhe hapën derë me trupat e ndihmës. Dy forca u konbinuan dhe luftuan së bashku kundër armiqve. Më në fund, Princi Lanling korri fitore të madhe dhe shpëtoi qytetin.

Si një gjeneral i dalluar, Princi Lanling j

 

o vetëm dinte të drejtoi ushtri të fitonte në beteja, por edhe i trajtoi ushtarët si anëtarët e familjes së vet. Ai jetoi së bashku me ushtarët dhe i dha ndihmë atyre brenda mundësive që kishte. Pra, Lanlingu gëzoi fam jashtëzakonisht të madh ndër ushtrinë e vendit.

Por, ky është shkaku i vdekjes së Princit Lanling.

Pas vendosjes së dinastisë së Qi të Veriut, në familjen e mbretërore të princit Lanlingut Lufta shpërtheu mes xhaxhit dhe nipit, babit dhe birit. Ata luftuan kundër njëri-tjetrit, duke vrasur dhe tortuar rivalët e mundshëm familjarë. Gjatë 28 vjetëve, fronti i mbretit u zu njëri pas tjetrit nga 6 anëtarë të ndryshëm të familjes së Gao-së.

Në vitin 573, në një muhabetë pas vaktit, mbreti Gao Wei, vëllau i vogël i Princit Lanling i tha atij se "vëllau i madh, fusha e betejës është shumë e rrezikshme, duhet të kesh më shumë kujdes për sigurinë tënde". Lanlingu u përgjigj pa dashje se "për punën

 

 e familjes sime, unë nuk do të marr parasysh për sigurinë time."

Pasi dëgjoi këtë fjali nga gjenerali që nderohej nga ushtria e vendit, Gao Wei ndjeu merak dhe filloi të dyshonte vëllaun të madh se ai mbase ka ambicion ta shënderronte "punën e shtetit" si "punën e familjes së vet". Në maj të atij viti, një i dërguar bëri vizitë në shtëpinë e Princit Lanling, duke i sjellë një gotë raki helmuese. Lanlingu piri raki dhe vdiq atë ditë në moshën 33 vjeçe. Për shkak të vdekjes së udhëheqësit më të mirë ushtarak, mbretëria e vëllaut të vogël u përmbyt pas katër vjetësh dhe pasardhësit e tërë familjes së tij u vranë nga trupat armike.

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China