PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wei Jie
2010-05-19 10:37:43 cri komenti juaj Printoni

Wei Jie, (286-312), ka lindur në provincën Shan Xi të Kinës veriore.

Në librin "Jin Shu" njerëzit përdorin "i bukur si nefr i bardhë" "i bukur si perlë" etj., për të përshkruar simpatinë e tij sepse Wei Jie madje tregoi gjestura të dalluara kur ishte shumë i vogël. Kur ai ecte në lagjet e qytetit Luo Yang me karrocë me dash. Ai u dha kalimtarëve përshtypjej mahnitëse si një statuja e gdhendur prej nefritit të bardhë. Prandaj, sa herë kur Wei doli jashtë derës, banorët vendorë rrinin në dy anët e rrugëve për ta shijuar.

Por ndoshta, simpatia e tij kishte lidhje të ngushtë me breza të vjetra të familjes së tij: gjyshi i tij dhe i ati ishin funksionarë të lartë të qeverisë së atëhershme dhe ishin hierografistë dhe shkrimtarë dhe dijetarë. Në moshën 5 vjeçe, Wei Jie njihej nga njerëzit jo vetëm për bukuri por edhe mençuria dhe njohuritë. Që nga vogëlia, Wei filloi të studionte libra të vështirë filozofikë. Kur ishte rritur, fami i Wei-t si gojëtar madje kaloi atë të filozofëve të njohur për teori shumë të thellë përkatëse.

Si një gojëtar dhe filozof i njohur, Wei ka qenë ndihmësi i princit trashëgimtar. Mirëpo, në vitin 310, kur pesë kombësi veriore të Kinës u futën në pjesën qendrore të Kinës, pushteti i atëhershëm u evakua nga kryeqyteti. Wei së bashku me të emën u detyruan të zhvendoseshin në pjesën jugore të vendit. Gjatë kësaj rruge, Wei i ri 26 vjeç vdiq papritur.

Por, lidhur me arsyen e vdekjes së këtij bukuroshi, ka të paktën dy shpjegime të mundshme.

Në tregimin e parë thuhet se Wei Jie, i cili sapo udhëtoi për një rrugë të gjatë dhe mbërriti në bregun jugor të lumit Jance, bëri një vizitë tek gjenerali Wang Dun. Por ishte edhe i pranishëm Xie Kun, gojëtar dhe filozof i madh në atë kohë, Wei nuk u mbajt të bisedonte pandërprerë me të gjithë natën lidhur me probleme dhe tema filozofike. Nga lodhja dhe sëmundja, Wei Jie vdiq pas disa ditësh.

Ka një tregim që sqaron vdekjen e Weit se për arsye të simpatisë së rrallë, sa herë kur Wei doli jashtë shtëpisë,shumë njerëz madje u formuan si një "mur" për ta parë. Kjo krijoi telash dhe shqetësimin e madh të Wei-it. Për një djalë që nuk ishte mirë me shëndet që nga vogëlia, Wei s'mund të duronte gjendje të tillë dhe vdiq nga sëmundja.

Pavarësisht për çfarë arsyesh vdiq ky bukurosh, Wei i ri la gjurmën e tij pak misterioz para 1700 vjetësh dhe radhitet ndër 10 burra më të pashëm në historinë e lashtë të Kinës.

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China