Xi Shi, Wang Zhaojun, Diao Chan dhe Yang Yuhuan janë katër bukuroshet më të njohura në lashtësinë kineze, ndër to Xi Shi zë vendin e parë, duke qenë simbol dhe fjalë e bukurisë. Njerëzit thoshin për këto katër bukuroshe se pamja e tyre turpëron lulet dhe hënë, i zhyt peshqit dhe rrëzon dallëndyshet. Kështu u trashëguan edhe katër idioma të mrekullueshme historike.
Së pari, "chen yu", me kuptimin zhytja e peshqve nën ujë.
Sipas legjendës, një herë Xi Shi po lante shaminë pranë përroit Huan Shaxi. Kur peshqit panë pamjen e saj të bukur, u habitën pa masë, u turpëruan të gjithë dhe u zhytën nën ujin e thellë.
Por edhe bukuroshja ka të meta, në lashtësi njerëzit kishin gjykim të ndryshëm për bukurinë në krahasim me kohën e tanishme, prandaj katër bukuroshet e kohës së lashtë ndoshta nuk mund të vlerësohen sot si të tilla.
Xi Shi kishte bukuri e zgjuarsi në origjinë dhe ishte shumë e talentuar, sipas legjendës edhe pamja e saj të sëmundjes u imitua nga vajza fqinje, për këtë, ka edhe një idiomë, "dong shi xiao pin", për të përfytyruar imitim budallaçke.
Në vitin 494 para erës sonë, mbreti i principatës Wu shpartalloi principatën Yue, mbreti i së cilës u tërhoq në malin Kuaiji (në pjesën jugore të provincës Zhejiang) dhe u rrethua nga trupat e principatës Wu, kështu, ai u detyrua të kërkojë pajtim nga principata Wu, mbas mbreti i principatës Yue, Gou Jian shkoi në principatën Wu si peng. Pasi u lirua, ai planifikoi një komplot me funksionarin e lartë Fan Li lidhur me dobëtën e principatës Wu, i cili do tepër shumë vajzë të bukur. Pastaj ata gjetën Xi Shi-në dhe dëshironin t'ia dhuronin principatës Wu. Por një shërbyese e mbretit të principatës Yue ishte e mendimit se bukuroshja e vërtetë duhet të plotësojë tre kushte: së pari, të jetë e bukur; së dyti, të dijë të vallëzojë dhe të këndojë mrekullueshëm; së treti, të ketë linja të bukura. Kurse Xi Shi përmbushte vetëm njërin prej këtyre kushteve, por i mungonin dy të tjerat. Kështu, gjatë 3 vjetëve të mëvonshëm asaj i dhanë mësime këndimi, vallëzimi, ceremonie etj.
Xi Shi mësonte me shumë zell, nën shoqërimin e melodive të bukura, ajo vallëzonte, posti i saj ishte shumë i bukur, gjatë stërvitjeve të ceremonisë, një larëse e shamisë u bë një shërbyese e qytetëruar, çdo veprim i saj tregonte bukurinë e trupit, edhe pritja e saj për njerëzit tregon përshtatësi të saktë, jo vetëm kështu, është qethur edhe rroba të bukur dhe të përshtatshme për të. Pasi ia dhuruan mbretit të principatës Wu, ky e pëlqeu shumë dhe në qytetin Gusu u ndërtua posaçërisht pallati i gjumit, pishina e madhe, në të cilin mund të lundrohet. Kështu mbreti Fu Chai "u zhyt" në bukurinë e Xi Shi-së, duke mos u kushtuar më vëmendje punëve të shtetit dhe gradualisht principata Wu shkoi drejt rrënimit.