Sima Xiangru ishte një djalë i pashëm, që e pëlqente shumë leximin dhe luante shumë mirë në vegla muzikore. Ai kishte mjeshtëri të lartë në shkrimin e artikujve, veçanërisht në stilin letrar të lashtë kinez "fu". Por familja e Sima Xiangru-së ishte shumë e varfër.
Zhuo Wangsun-i mësoi se Sima Xiangru ishte një letrar i njohur dhe e ftoi në një mbrëmje. Në këtë mbrëmje Zhuo Wangsun-i kishte ftuar qindra mysafirë të shtrenjtë, duke përfshirë kryetarin e distriktit Lin Qiong, Wang Ji, i cili e njihte Sima Xiangru-në. Në mes të mbrëmjes, Wang Ji e ftoi Sima Xiangru-në për të shfaqur mjeshtërinë e tij muzikore. Sima Xiangru nuk mund ta refuzonte kërkesën e sinqertë të Wang Jie-së dhe filloi të luante muzikë. Zhuo Wenjun-i erdhi nga prapa perdes së bambusë për të dëgjuar muzikën e interpretuar nga Sima Xiangru, që e dinte se vajza e veshur me rroba të bardha prapa perdes ishte Zhuo Wenjun-i. Prandaj ai bëri kujdes të shfaqte talentin e vet muzikor, duke shprehur dashurinë për Zhuo Wenjun-in nëpërmjet muzikës. Si një muzikëdashëse e mirë, Zhuo Wenjun e kuptoi plotësisht dashurinë e Sima Xiangru-së të shprehur nëpërmjet notave muzikore. Por mysafirët e tjerë në mbrëmje nuk mund ta kuptonin dashurinë e fshehur në muzikë dhe vetëm e përshëndetën Sima Xiangru-në me duartrokitje të nxehta.
Pas kthimit nga mbrëmja, Sima Xiangru e pagoi shërbyesen e Zhuo Wenjun-it për t'i dërguar Zhuo Wenjun-it një letër dashurie. Pasi mori këtë letër, Zhuo Wenjun-i u prek shumë nga fjalët e dashurisë në të. Por ajo besonte se i ati nuk do ta pranonte martesën e saj me Sima Xiangru-në, një talent shumë të varfër. Një natë Zhuo Wenjun-i iku fshehurazi nga shtëpia me Sima Xiangru-në dhe ata të dy u nisën me karrocë po atë natë për në vendlindjen e Sima Xiangru-së në qytetin Chengdu, duke filluar jetën e saj të re si vajzë e rrëmbyer. Babai i Zhuo Wenjun-it, Zhuo Wangsun-i, u zemërua shumë nga ikja e së bijës dhe u shpreh se nuk do t'i jepte asnjë para çiftit
Pas një kohe të gjatë, Zhuo Wenjun-i nuk ishte e kënaqur me jetën e tyre të varfër në Chengdu dhe dëshironte të kthehej në Liuqiong për të kërkuar ndihmë ekonomike nga i vëllai. Prandaj çifti u kthye në Liuqiong. Ata shitën karrocat e tyre dhe blenë një lokal për shitjen e pijeve alkoolike. Sima Xiangru, i veshur me rrobat e banakierit, filloi të merrej me punët e shërbimit dhe Zhuo Wenjun-i shiste vetë pije alkoolike në lokal.
Pasi dëgjoi këto, Zhuo Wangsun-i u turpërua aq shumë sa nuk guxoi të dilte jashtë shtëpisë. Disa vëllezër dhe të afërm të moshuar i thanë: "Ti ke vetëm një djalë e dy vajza, familjes tënde nuk i mungojnë paratë. Tani Zhuo Wenjun-i është bërë gruaja e Sima Xiangru-së. Megjithëse Sima Xiangru është i varfër, por ai është një talent i vërtetë dhe i besueshëm plotësisht. Përse e shpërfill kaq shumë?" Duke ndjekur këshillat e të afërmve dhe të miqve, Zhuo Wangsun-i i dhuroi çiftit shumë para dhe shërbyese. Pastaj çifti u kthye në qytetin Chengdu, bleu mjaft toka dhe shtëpi, duke filluar një jetë të pasur.
Më vonë artikujt e bukur të Sima Xiangru-së i lexoi edhe perandori, që i vlerësoi lart, dhe kështu Sima Xiangru u emërua në një funksion shtetëror.