Perandoresha Xiao (569-648), lindi në një familje mbretërore para 1300 vjetëve. Qysh nga mosha 13 vjeçare, tërë jetën, u martua njëri pas tjetrit me 6 perandorë të ndryshëm. Megjithëse koha kaloi pa më shirë, magjia e saj nuk pakësohej aspak deri kur kaloi vitet e fundit me qetësi në pallatin e dinastisë Tang.
Si e vetmja bukuroshë në hitorinë kineze që përjetësoi ndryshimin e katër dinastive, përveç gëzimeve, historia vetë e perandoreshës Xiao pati më shumë hidhërime dhe zigzage.
Jeta e saj ndryshoi kur ishte vetëm 8 vjeçe. Atë kohë, Yang Jian, një aristokrat ushtarak shpërtheu luftën kundër mbretërisë Chen. Pasi pushtoi këtë mbretërinë, ai bashkoi tërë Kinën dhe krijoi dinastinë Sui. Për të vlerësuar kontributin e birit të vogël Yang Guang, i cili kishte qenë gjenerali i ushtrisë kryengritëse, perandori Yang Jian u detyroi funksionarët dhe personalitetet e qarqeve të ndryshme të dorëzonin vajzat e veta beqare për të zgjedhur një princeshë të përshtatshme për të birin e suksesshëm.
Atëkohë, kinezët besonin se datëlindja e ndonjë njeriu mund të tregonte jetën e tij. Prandaj, përshtatësia e datëlindjes është një mënyrë e rëndësishme për të gjetur një nuse të mirë. Por, gjatë zgjedhjeve të shumta për princin, vetëm Xiao e vogël 8 vjeçe përshtati me atë të Yang Guangut.
Për arsye të moshës së fare të re, perandoresha e atëhershme mori Xiao në pallatin dhe kultivoi me forcën dhe dashurinë e vet. Ajo ftoi shumë mjeshtra të dalluar për ta mësonin letërsinë, vizatimin, interpretimin e veglave muzikore etj.
Xiao e vogël por shumë e mençur zotëroi shpejt dhe mirë çdo gjë dhe bukuria e hijet e saj shtohej gjithashtu me kalimin e kohës. Pas disa vjetëve edukimi, Xiao e rritur doli nga pallati perandorak dhe u martua me Yang Guang.
Princi Yang Guang e donte shumë Xiao-në jo vetëm për shkak të bukurisë fizike dhe gjesturave elegante, por edhe një parashikimi i një fattreguesi, i cili tha se Xiao do të bëhet zonja e parë e vendit. Si biri i perandorit, Yang Guang kishte etje të madhe të bëhej perandor. Pra, nëse nusja e tij do të jetë perandoreshë, ai vetë do të jetë perandor pa dyshim.
Pra, pas martesës, Yang Guangu shpejtoi punën për të grabitur postin e princit trashëgues, i cili zihej nga vëllau i madh Yang Yong.
Nusja e Yang Yongut edhe u zgjodh nga prindërit, por Yang Yongu e shpërfilli dhe vetëm i pëlqente konkubina. Nga Xhelozia dhe inati, gruaja e Yang Yongut u vetvra. Ky incident dëmtoi rëndë mbresën e tij në zemrat e perandorit, duke krijuar rrezik për ruajtjen e postit.
Yang Guangu i shkathët kapi këtë shans. Qysh nga ky incident, ai prendentoi të jetë zënë çdo ditë për punën e shtetit dhe zelli i madh i bindi prindërit të besonin se Yang Guangu ishte kandidati më i kualifikuar për pricin trashëgimtar. Në të njëjtën kohë, ai hartoi skemë me disa funksionarët, duke trilluan akuzën për rebelim. Pra, fundi i fundit, Yang Guangu realizoi ambicionin dhe pas vrasjes së disa vëllezërve dhe të atit, ai u bë perandor.
Pasi u fut në post, Yang Guangu la mënjanë Xiao dhe mblodhi qindra bukurosha të vendit në pallatin e vet. Megjithëse ai nuk ka interes më për perandoreshën Xiao, e trajtoi me respekt. Megjithatë, perandoresha Xiao shkroi edhe një artikull shumë të bukur për ta këshilluar të mos harrojë qeverisjen e shtetit, duke ndaluar jetën luksoze. Por, Yang Guangu nuk e dëgjoi dhe vazhdoi veprimet si gjithmonë.
Asaj kohe, gjenerali Yu Wenhua drejtoi trupat e tij për mbrojtjen e pallatit perandorak dhe pushtoi leht kryeqytetin. Yang Guangu u vetvra dhe perandoresha Xiao u bë konkubina e Yu-së.
Në të njëjtën kohë, forca ushtarake kryengritëse e Dou Jiandesë në fushën qendrore të Kinës por drejtoi ndaj kryeqytetit. Pasi korri një sërë fitoresh, Dou vrau Yu Wenhuanë dhe mori perandoreshën Xiao si konkubinë.
Gjatë kësaj periudhe, kombësia e lashtë Turke krijoi pushtet mjaft të fuqishëm në veri të Kinës. Ndërkohë, forca ushtarake e Li Yuan-it, themelluesi i dinastisë së mëvonshme Tang u deklaroi edhe perandor në kryeqytetin Chang An. Në një gjendje të tillë të rrezikshme, motra e Yang Guangut d.m.th. kunata e perandoreshës Xiao, e cila u martua me një mbret të kombësisë Turke dërgoi përfaqësuesit e saj të presë perandoreshën Xiao. Dou Jiande, i cili po zhytej në fitoren e vet nuk guxoi të luftojë kundër turkëve dhe ia dorëzoi konkubinën Xiao.
Askush nuk parashikoi se magjia e Xiao-së pushtoi madje mbretin turk dhe të birin e tij, i cili kishte qenë edhe mbret.
Në vitin e dhjetët pasi Xiao mbërriti në territorin e vendit turk në veri të Kinës, gjenerali i dinastisë Tang të krijuar nga kombi Han shkatërroi forcën e kombësië turke dhe zuri shumë robër, ndër të cilët ishte edhe perandoresha Xiao.
Deri asaj kohe, Xiao ishte një grua 48 vjeçe, ndërsa, perandori i atëhershëm i dinastisë Tang ishte vetëm 33 vjeç. Ndërsa, diferenca e moshës nuk krijoi asnjë pengesë. Me të parë këtë bukuroshë, perandori u tërhoq menjëherë nga bukuria dhe hijet e veçanta të saj.
Perandori Li Shimin organizoi një banket të madh për ta pritur perandoreshën Xiao. Vendi i organizimit zbukurohej me fenerë dhe lule të bukura, në tryezat ishin gjellët e shijshme me gatimet e ndërlikuara.
Perandori mendoi se banket i tillë mund të quhej luksoz dhe e pyeti perandoreshën Xiao: "Çfarë karahasimi mund të bësh midis këtij banketi dhe atyre të shtruara në dinastinë Sui?(dinastia e Yang Guangut, perandori i parë, me të cilin u martua)"
Në fakt, ky banket nuk mund të krahasohej me ato të dinastisë së përmbytur Sui. Por, perandoresha nuk vuri në dukje, veç se i tha me ton të qetë dhe të ngadalë se "Ju jeni perandori që shpalli një perandorisë madhështore, përse krahasoheni me udhëheqësin e mëparshëm që humbi vendin e vet?"
Li Shimini kuptoi menjëherë domethëniet e perandoreshës Xiao dhe ra dakord plotësisht me fjalët e saj. Mençuria dhe magjia e posaçme e ndihmoi të fitonte respektin dhe dashurinë e perandorit. Pasi kaloi 18 vjet në pallatin perandorak, Xiao u largua nga jeta. Li Shimini e varrosi në rang të lartë perandoreshën Xiao në mauzoleumin e Yang Guangut.