Perandori Han Yuan dha urdhër për ta sjellë Wang Zhaojun-in në pallatin e tij, por babai i Wang-ut tha se vajza është e vogël, prandaj nuk mund ta zbatonte urdhrin e perandorit. Por megjithëse ai nuk donte, më në fund nuk mund të vazhdonte ta kundërshtonte urdhrin e perandorit dhe e çoi të bijën në pallatin perandorak. Në vitin 36 të erës sonë Wang Zhaojun-i u largua nga vendlindja dhe u nis për në Changan, kryeqyteti i asaj kohe, ku ajo arriti pas 3 muajve dhe ku nisi të priste të takohej me perandorin.
Sipas legjendës Wang Zhaojun-i kishte besim të plotë në bukurinë e vet, prandaj nuk deshi të bën korrupsion ndaj piktorit të perandorit Mao Yanshou, i cili bëri kështu një hije loti në portretin e Wang Zhaojun-it. Në lashtësi një hije e tillë në portretin e femrës tregonte se ajo do të vriste të shoqin, prandaj Wang Zhaojun-i u mbajt e veçuar dhe nuk mund të takohej me perandorin. Në vitin 33 të erës sonë udhëheqësi i pakicës kombëtare xiongnu në pjesën veriore erdhi vetë në dinastinë Han për t'i shprehur miqësinë perandorin, si dhe për t'i shfaqur dëshirën të lidhte martesë me dinastinë Han, me qëllim që kështu të dyja palët të krijonin një miqësi të gjatë. Perandori Han u tregoi të gjitha perandoreshave të tij, por asnjëra nuk dëshironte të shkonte në veri, që ishte një krahinë shumë e prapambetur dhe kishte zakone shumë të ndryshme nga të dinastisë Han, por Wang Zhaojun-i pranoi, duke treguar bujari të madhe. Në kohën kur Wang Zhaojun-i duhej të largohej nga dinastia Han ajo u takua me perandorin Han Yuan. Perandori u habit pa masë, ai u çudit se si në oborrin perandorak kishte një bukuroshe të tillë, ndaj deshi ta mbante Wang Zhaojun-in të rrinte me të, por nuk guxoi të shkelë besën dhënë pakicës kombëtare. Më në fund perandori Han i dhuroi Wang Zhaojun-it shumë pasuri dhe e përcolli vetë jashtë portave të qytetit Changan. E ngarkuar me shpresën e popullit të dinastisë Han, pas një viti Wang Zhaojun arriti në shkretëtirë, vendbanimi i pakicës kombëtare xiongnu, ku u përshëndet ngrohtësisht nga banorët e atyshëm.
Pasi Wang Zhaojun-i u martua me mbretin e pakicës kombëtare xiongnu, të dyja palët, hane dhe xiongnu, nisën të shkonin shumë mirë dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre lulëzuan. Në vitin 31 të erës sonë mbreti vdiq dhe la një djalë me Wang Zhaojun-in. Sipas zakoneve të pakicës kombëtare xiongnu, Wang Zhaojun-i duhej të martohej me birin e madh të mbretit, princin e kombësisë xiongnu, e pas disa vjetëve ata lindën edhe dy vajza.
Meritë e Wang Zhaojun-it është jo vetëm martesa me pakicën kombëtare, por edhe pushimi i luftës 50-vjeçare midis kombësisë hane dhe asaj xiongnu, duke forcuar miqësinë midis kombësive të ndryshme.
Për Wang Zhaojun-in ka edhe një legjendë të bukur, ajo e rënies së dallëndysheve. Thuhet se një ditë vjeshte Wang Zhaojun-i u largua nga vendlindja e vet për në pjesën veriore, gjatë udhëtimit, kuajt hingëllinin dhe dallëndyshet cicëronin pandërprerë. Duke menduar se do të ndahej përgjithmonë nga të afërmit Wang Zhaojun-i u hidhërua shumë, mbi kalë ajo luajti melodinë e lamtumirës. Kur dallëndyshet që po fluturonin për në jug, dëgjuan tingujt e bukur, harruan të lëvizin krahët dhe u rrëzuan përtokë. Më vonë rënia e dallëndysheve u shndërrua në një idiomë për të treguar bukurinë. (Vera)